Deputeti i Kuvendit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Gazmend Syla ka reaguar ndaj vendimit të ri për masat kundër pandemisë COVID-19 përmes së cilave nuk lejohet edhe më tutje hapja e tregjeve të makinave dhe kafshëve.
Syla ka thënë se tregu i makinave në Pejë ka rreth 4 hektarë, ndërsa ai i kafshëve rreth 3 hektarë, në të cilët mund të zhvillohet tregtia.
“Qeveria mbrëmë paska marr vendim mos me u hap tregjet e makinave dhe kafshëve. Ky treg në Pejë që e shihni ne foto ka rreth 4 hektarë, ndërsa aj i kafshëve rreth 3 hektarë. Në të gjithë këtë hapësirë nuk po mund të u zhvillojka tregti duke i respektua të gjitha masat e përcaktuara?”, ka shkruar Syla në llogarinë e tij në Facebook.
Ai ka bërë thirrje organeve kompetente “që mos të maten me peshoren e tyre, sepse populli po zhytet çdo ditë në varfëri”.
“Përderisa populli po zhytet në skamje të thellë, pyetja për organet kompetente është: a ju dalin juve pagat në fund të muajit? Besoj po. Populli thotë po matni me “kutin” (peshoren) tuaj!”, është shprehur Syla. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251