LAJMI I FUNDIT:

Gjykata Speciale thotë se Gucati u arrestua për pengim të drejtësisë e frikësim të dëshmitarëve

Gjykata Speciale thotë se Gucati u arrestua për pengim të drejtësisë e frikësim të dëshmitarëve

Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar se pas arrestimit të kryetarit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, është  transferuar në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Siç njofton Specialja për Gucatin është lëshuar fletarrestim për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përkatësisht për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë së procedurës, të parapara në Kodin Penal të Kosovës, sikurse përfshihen në nenin 15(2) të Ligjit nr. 05/L-53 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Më tej thuhet se informacioni për datën dhe orën e paraqitjes së parë të Hysni Gucatit para gjykatësit të procedurës paraprake do të njoftohet më vonë.


Paraqitja e parë do të bëhet në seancë të hapur dhe mund të ndiqet në transmetim me video në Internet https://www.scp-ks.org/sq, me pak vonesë në transmetim.