LAJMI I FUNDIT:

Gjoka: Mourinho më tha se ishte një ndeshje shumë e bukur

Gjoka: Mourinho më tha se ishte një ndeshje shumë e bukur
Trajneri i Shkëndijës, Ernest Gjoka (Foto: Screenshot/SuperSport.al)

Shkëndija i jep lamtumirën Ligës së Evropës me kokën lart, pasi u eliminua nga një kundërshtar si Tottenham Hotspur, ndërsa trajneri i kuqezinjve Ernest Gjoka foli për SuperSport ku rrëfeu emocionet e kësaj përballjeje dhe bisedën me një emër si Jose Mourinho.

“(Mourinho) erdhi për të më dhënë dorën dhe më komplimentoi për ndeshjen që bëmë. Më tha se ishte një ndeshje shumë e bukur edhe nga ana jonë”.


“Mendoj se luajtëm mirë, vramë frikën për kundërshtarin që kishim përballë dhe provuam të bëjmë ndeshjen tonë. Natyrisht që dihej cilësia e kundërshtarit, por ne provuam vazhdimisht të luajmë dhe t’ua komplikojmë punën”.

(Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

“Edhe goli i dytë i pësuar u duk pak naiv ashtu si i pari… Kur pëson, të gjithë golat duken të lehtë dhe naivë, por në fakt do të më pëlqente të mos ishim ndëshkuar aq shpejt, pasi do të na kishte ndihmuar të kishim më shumë siguri në fushë”.

Nuk ka mrekulli në Shkup – Shkëndija luan mirë, por eliminohet nga Tottenham
Lexo po ashtu Nuk ka mrekulli në Shkup – Shkëndija luan mirë, por eliminohet nga Tottenham

“E kisha thënë edhe më herët se pavarësisht rezultatit, ne do të dalim të fituar nga kjo ndeshje. Unë fitova atë që doja në fundin e ndeshjes. Të kesh kundërshtar Jose Mourinhon, është si një arritje për të gjithë ato sakrificat që një trajner bën gjatë karrierës së tij”.

“Sa i përket Shkëndijës, sot për skuadrën fillon një tjetër epokë. Të luash në nivele të tilla kaq të larta, do të thotë që duke filluar nga ndeshja e radhës në kampionat, të tregojmë superioritetin tonë dhe të kthehemi në Evropë edhe më të fuqishëm një vit më vonë. Është një motivim ekstra, por mbi të gjitha një ndërgjegjësim për forcën dhe atë që mund të arrijmë”, ka deklaruar trajneri i Shkëndijës pas ndeshjes.

(Foto: Srdjan Stevanovic/Getty Images/Guliver)

Në trend Sport

Më shumë
Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

Carlo Ancelotti tregon momentin më vendimtar në garën për titull në La Liga këtë sezon

La Liga
I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

I refuzoi Xabi Alonso, Bayerni identifikon trajnerin e njohur spanjoll si pasues të Tuchelit

Bundesliga
Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

Lufta e radhës në La Liga është ajo për “Pichichin” – me katër ndeshje të mbetura pesë lojtarë në garë

La Liga
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ronaldo vazhdon të dhurojë magji në fushë, shënon het-trik në fitoren e thellë të Al Nassr

Ligat tjera
Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

Modric dhe Nacho në librat e historisë së Real Madridit, kroati theu edhe një tjetër rekord

La Liga
Kalo në kategori