Salih Mustafa, ish-pjesëtar i UÇK-së, është personi i parë i arrestuar nga Gjykata Speciale. Arrestimi i tij pasoi konfirmimin e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara. Njohësit e çështjeve juridike thonë se është e pritshme të ketë arrestime të tjera, e po ashtu tregojnë edhe për procedurat që do të ndiqen në Hagë.
Kanë filluar arrestimet e para nga Dhomat e Specializuara. Me anë të një njoftimi, ky institucion ka bërë të ditur se Salih Mustafa është arrestuar sot nga Policia në Kosovë me urdhër të Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
“Salih MUSTAFA u arrestua sot në Kosovë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës. Z. MUSTAFA po transferohet në objektin e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë dhe do të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake pa vonesë.”
Avokati Arianit Koci, për RTV Dukagjini, ka thënë se shumë shpejt mund të priten edhe arrestime të tjera.
“I arrestuari sigurisht se do të bartet brenda ditës në Hagë. Ai brenda 48 orëve duhet të paraqitet para gjyqtarit të procedurës paraprake. Tashmë është e konfirmuar edhe aktakuza e parë dhe nëse e ndjekim këtë logjikë prokuroria do të bëjë kërkesa edhe për arrestime tjera”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Arianit Koci.
Gëzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, tregon për procedurat që Gjykata Speciale ndjek ndaj të arrestuarve, përcjell Telegrafi.
“Në këtë rast pas transferimit të pandehurit në Hagë, i njëjti duhet që të paraqitet në Gjykatë, në atë që sipas rregullores së Dhomave të Specializuara njihet si paraqitja e parë në Gjykatë. Dhe në këtë rast i pandehuri do të informohet me aktakuzë ndaj tij, dhe po ashtu do të informohet me të drejtat e tjera duke i shtuar edhe informatën se në rastin konkret, brenda 30 ditëve do të ftohet që të deklarohet lidhur me fajësinë ose pafajësinë e tij”, deklaroi Gzim Shala.
Të mërkurën nga Gjykata Speciale i kanë thënë RTV Dukagjinit, se aktakuzat nuk bëhen publike, pa dalur i akuzuari para Gjykatës./RTV Dukagjini/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Vizita e Thaçit te babai i sëmurë, kritikohet qasja e Gjykatës Speciale

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

KQZ: Mbi 1,000 vota me postë konsiderohen të vlefshme pas rinumërimit

Dëshmitarja për njërin të akuzuar në rastin e 400 kg kokainë: Kemi biseduar, por s’ma tha të vërtetën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker