LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja zgjeron sanksionet ndaj ‘kuzhinierit të Putinit’, për dyshimet e përhapjes së dezinformatave dhe veprimtarisë së tij destabilizuese

SHBA-ja zgjeron sanksionet ndaj ‘kuzhinierit të Putinit’, për dyshimet e përhapjes së dezinformatave dhe veprimtarisë së tij destabilizuese

Departamenti amerikan i Thesarit ka njoftuar se ka vendosur sanksione kundër personave dhe njësive që kanë lidhje me organizatorin dhe financuesin që është i lidhur me Kremlinin për të ashtuquajturën “fabrika ruse e lajmeve të rreme”, pas ndërhyrjeve të dyshuara në zgjedhjet e Shteteve të Bashkuara dhe ato në vendet tjera.

Sanksionet amerikane kanë kohë që ekzistojnë kundër Yevgeny Prigozhinit, i njohur si “kuzhinieri i Vladimir Putinit”, dhe kompanive të tij të njohura, përfshirë Agjencinë e Kërkimit në Internet (IRA) dhe Grupit Wagnet, një forcë mercenare ruse aktive në Libi, Siri dhe Afrikë.


“Yevgeny Prigozhin ka një rrjet ndërkombëtar mbështetësish për të përhapur ndikimin e tij politik dhe ekonomik në të gjithë botën”, tha sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin në njoftimin e masave të reja më 23 shtator.

IRA me qendër në Shën Petersburg, fillimisht fitoi një reputacion për përpjekjet e saja të pretenduara për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane të 2016-së.

Ish-punëtorët e IRA-së tregojnë se kanë prodhuar dhe promovuar dezinformata në internet dhe duke nxitur debate përçarëse në Perëndim.

Operacionet e Wagnerit janë mbajtur gjithnjë në fshehtësi, ngase aktiviteti mercenar është i paligjshëm sipas ligjit rus dhe se grupi besohet që gjerësisht vepron në bashkëpunim të ngushtë me inteligjencën ushtarake ruse.

“IRA kryen operacione për të nxitur tensione politike dhe ndarje në vendet e huaja, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara. Prigozhin gjithashtu besohet të jetë udhëheqësi dhe financuesi i grupit mercenar Wagner, një forcë e parregullt e Ministrisë ruse të Mbrojtjes, e cila kryen ose ka kryer operacione të rrezikshme dhe destabilizuese në vende të huaja, si Ukraina, Siria, Sudani, Libia dhe Mozambiku”, njofton Thesari amerikan.

Departamenti amerikan i Shtetit në muajin korrik, kishte njoftuar se ka vendosur sanksione kundër pesë kompanive në lidhje me Prigozhinin, si përpjekje për të dekurajuar “veprimtarinë e tij destabilizuese botërore”. /REL/

Në trend Botë

Më shumë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Rusia lëshoi ​​një urdhër-arrest për Zelenskyn

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Rusia sulmon me dronë iranian Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori