Për herë të parë që nga viti 1944, fituesit e Çmimit Nobel të këtij viti në Mjekësi, Fizikë, Kimi, Letërsi dhe Ekonomi, nuk do të udhëtojnë në Stokholm, ku do të marrin çmimet e tyre. Kjo për shkak të epidemisë së koronavirusit, njoftuan organizatorët.
Në vend të një ceremonie në kryeqytetin suedez, fituesit do të marrin medalje dhe diploma në vendet ku ata jetojnë, njoftoi Fondacioni Nobel, raporton Reuters.
Çmimet tradicionalisht jepen më 10 dhjetor, ditën e vdekjes së industrialistit suedez, Alfred Nobel, i cili themeloi çmimin. Atë ditë, televizioni suedez do të transmetojë një shfaqje që do të tregojë prezantimin e çmimeve të vitit në pjesë të ndryshme të botës, transmeton Telegrafi.
Komiteti Norvegjez i Çmimit Nobel, i cili po organizon Çmimin Nobel për Paqë në kryeqytetin e Norvegjisë, Oslo, ka njoftuar se ceremonia e këtij viti nuk do të zhvillohet në bashkinë e qytetit (për shkak të pandemisë), por në sallën e universitetit ku u dhanë çmimet nga viti 1947 e deri më 1989. Do të ketë një numër të kufizuar të njerëzve në ceremoni, ndërsa është anuluar banketi i cili mbahet tradicionalisht pas dhënies së Çmimit Nobel për Paqen, është anuluar.
Ndryshe, fituesit e Çmimit Nobel shpallen në tetor dhe ceremonitë mbahen tradicionalisht më 10 dhjetor në Stokholm dhe në Oslo. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNastradin Hoxha në kujtimet e Nasho Jorgaqit
Izraeli po bie në humnerë
O GRUA
Fishta në Konferencën ndërkombëtare: O ta gjejë ky serbi bishtin e shqiptarëve, o të dalë jashtë
Vepra e Barletit, burim kryesor për jetën e Skënderbeut!
Si e ndërtoi bota Perëndimin?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?