LAJMI I FUNDIT:

Dhurohet donacion në vlerë 20 mijë euro për kompletimin e sallës së lindjes për gratë me COVID-19

Dhurohet donacion në vlerë 20 mijë euro për kompletimin e sallës së lindjes për gratë me COVID-19

Action for Mothers and Children në bashkëpunim me Bankën Raiffeisen në Kosovë, kanë dhuruar një donacion në vlerë prej 20 mijë euro për Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK, ku përfshihen 32 lloje të pajisjeve dhe barërave.

Të gjitha këto pajisje janë të dedikuara për kompletimin e sallës të operacionit dhe sallës të lindjes për gratë shtatzëna të infektuara me COVID-19.


Prezent në dorëzimin e këtij donacioni ishin stafi i AMC-së, Zv.ministri i Shëndetësisë Pjetër Ndou, dhe përfaqësues nga Raiffeisen Bank.

”Ne jemi jashtëzakonisht falënderues ndaj Raiffeisen Bank, të cilët çdoherë janë shprehur të gatshëm të na ndihmojnë në përmbushjen e misionit tonë. Sikurse viteve të kaluara, AMC vazhdon të qëndrojë pranë nënave dhe fëmijëve duke u munduar që me punën tonë të ndihmojmë personelin shëndetësor, që vazhdojnë të bëjnë punë të jashtëzakonshme, edhe në këto kohë shumë të vështira për sistemin shëndetësor” u deklarua Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv i fondacionit Action for Mothers and Children.

Iliriana Toci, nga Raiffeisen Bank Kosovë me rastin e donacionit tha se: ”Jemi shume te lumtur si Raiffeisen Bank Kosovë, që në vazhdimësi bashkëpunojmë me fondacionin Action for Mothers and Children, që përmes projekteve dhe donacioneve tona të qëndrojmë afër nevojave të nënave dhe fëmijëve.”

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë Jakup Ismajli dhe Pjetër Ndou, Zëvendës Ministër i Shëndetësisë, u shprehën shumë të lumtur për këtë donacion, dhe falenderuan AMC-në edhe për donacionet e tjera paraprake. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Kadri Veseli e padit për shpifje deputetin e LVV-së

Drejtësi
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Mexhiti, Siljanovskës: UÇK-ja është e shenjtë, shqiptarët janë bashkë kur vjen puna te çështja kombëtare

Politikë
Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Stano për strukturat paralele: BE në Kosovë mbështet një strukturë të vetme institucionale sipas kornizës së saj ligjore

Lajme
Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Flet e dhunuara gjatë lųftës në Kosovë: Nuk kam familje dhe askush nga të afërmit nuk di për rastin tim

Lajme
Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në

Arrestohet i riu nga Klina, dyshohet se abuzoi seksualisht me një fëmijë - videon e publikoi në "TikTok"

Kronika e Zezë
Kalo në kategori