LAJMI I FUNDIT:

Mezani: Kemi bërë gabime amatore, kërkojmë falje për këtë paraqitje

Mezani: Kemi bërë gabime amatore, kërkojmë falje për këtë paraqitje

Gjilani e ka nisur shumë keq edicionin e ri në elitën e futbollit kosovar.

Nënkampioni i Kosovës ka pësuar humbje të thellë 4-0 në udhëtim te Feronikeli, në një ndeshje ku shkëlqeu me het-trik ish-lojtari i tyre Bedri Greca.


Trajneri i Gjilanit, Gentian Mezani, ka mbetur tejet i zhgënjyer nga reagimi i futbollistëve të tij në fushën e lojës, teksa thotë se këto gabime nuk guxojnë të përsëriten në ndeshjet e radhës.

“Kemi bërë gabime amatore, jo vetëm që nuk na falen, por ne nuk guxojmë të gabojmë në këtë mënyrë. Kampionati është tejet i gjatë dhe ne nuk guxojmë të gabojmë në këtë mënyrë”.

“Nuk dua të shfajësohem për mungesat që kishim. Lojtarët që janë të gatshëm duhet të japin maksimumin dhe nuk duhet të dalin me këtë paraqitje”, theksoi fillimisht Mezani për “Klan Kosova”.

Më pas tekniku i gjilanasve shprehu keqardhjen për tifozët, teksa u premtoi atyre që do të fillojnë të ndryshojnë nga ndeshja e radhës.

“Më vjen keq për tifozët, pasi që duhet t’i gëzonim me një fitore dhe një lojë të bukur. Duhet të kërkojmë ndjesë për këtë paraqitje”, përfundoi Mezani.

Në ndeshjen e radhës Gjilani luan sërish në udhëtim te skuadra e Llapit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Trajneri i Palmeiras i lutet presidentit të mos e shesë Messinhon, thotë se nuk ka parë kurrë këso lojtari

Ndërkombëtare
Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Saka shpëton mrekullisht pas ndërhyrjes horror të Christie, gjyqtari befason duke mos e ndëshkuar lojtarin

Premier League
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Barcelona dhe Bayern Munich po konsiderojnë shkëmbimin e çmendur, marrëveshja do t'i bënte të dy klubet jashtëzakonisht të lumtur

Ndërkombëtare
Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

Bellingham dhe gjashtë lojtarë të tjerë të Real Madridit do të fitojnë titullin e parë të ligës këtë sezon

La Liga
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri

La Liga
Kalo në kategori