LAJMI I FUNDIT:

Dy të vdekur dhe 61 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Dy të vdekur dhe 61 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka njoftuar se në 24 orët e fundit në Kosovë kanë vdekur dy persona nga coronavirusi, duke çuar numrin e vdekjeve nga ky virus në 613, kurse nga 464 mostra të marra nga ShSKUK, 61  persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 464 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 61 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga spitali rajonal i Gjilanit dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror-COVID).


“Numri total i rasteve pozitive është 15,063 raste nga 62,011 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 613 raste të vdekjes. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 119 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12,570 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1,880″, njofton IKSHPK, transmton Telegrafi.

Rastet pozitive janë nga këto komuna:

Prishtinë 19 raste,

Vushtrri 8 raste,

Prizren 7 raste,

Fushë Kosovë 5 raste,

Gjilan 4 raste,

Pejë 4 raste,

Ferizaj 3 raste,

Istog 3 raste,

Deçan 2 raste

Me nga një rast komunat:

Drenas,

Malishevë,

Obiliq,

Podujevë,

Skenderaj

Suharekë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Hyn në fuqi marrëveshja, Shqipëria dhe Kosova heqin kontrollet në kufij për nëntë muaj

Lajme
Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Hapet segmenti tre kilometra që lidhet me Urën e Kukësit, ura hapet plotësisht brenda qershorit

Lajme
Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Kurti takon tri nënkryetaret serbe, konsultohet për lirinë e asocimit të komunave në veri

Lajme
Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Gjykata Speciale, përfundon dëshmia e dëshmitarit të 60-të, gjykimi në ndaj Thaçit dhe të tjerëve rinis më 6 maj

Drejtësi
Kalo në kategori