Marrëveshja finale Kosovë-Serbi po shihet si vështirë e arritshme gjatë viti. Dallimet e mëdha ndërmjet dy shteteve po konsiderohen si rrugë e gjatë për të ardhur tek pika finale e njohjes reciproke. Përkundër intensitetit të lartë të takimeve dhe deklaratave të kryeministrit Hoti se kjo çështje mund të përmbyllet brenda muajsh. Sfiduese vlerësohet edhe jo stabiliteti qeverisës që mund të prodhojë zgjedhje të reja.
Pikërisht te këto të fundit insiston, anëtarja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, e cila thotë se fillimisht duhet rilegjitimim te populli, e më pas arritja e marrëveshjes finale.
Ish-ministrja e Drejtësisë u shpreh kritike ndaj kryeministrit Hoti për humbjen e mundësisë që në Uashington të arrihet njohja reciproke.
Ndërkohë thotë se në negociatat e Brukselit për herë të parë ka mungesë të madhe të transparencës, pasi nuk po dihet çka po diskutohet.
“Qeveria aktuale nuk ka ngulur këmbë për njohjen nga Serbia. Ju e dini se shkoi në Uashington duke deklaruar se do të marrin njohjen nga Serbia. Ndërkaq hoqën dorë nga Republika e Kosovës. Pra në vendin më të sigurt për Republikën e Kosovës, për qytetarët e Kosovës që është në Uashington, në Shtëpinë e Bardhë, në zyrën ovale ata nuk arritën të mbrojnë interesat e Kosovës… Jam shumë e bindur se duke pasur parasysh brishtësinë e kësaj qeverie, mungesën e legjitimitetit do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme shumë shpejtë në Kosovë, pastaj qytetarët të vendosin se kush janë subjektet apo personat që duhet t’i drejtojnë institucionet e Kosovës. Në të kundërtën nëse vazhdon kështu ne jemi shumë të shqetësuar për qasjen e qeverisë Hoti”, thotë Haxhiu për KosovaPress.
Çështjet e shumta të hapura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për hulumtuesen në KDI, Violeta Haxholli e bëjnë të vështirë arritjen e një marrëveshje brenda këtij viti.
“Duke ditur se qëllimi është normalizimi i plotë i marrëdhënieve dhe njohja reciproke do të jetë shumë e vështirë që Kosova dhe Serbia të dakordohen për një marrëveshje finale që i përmbyllë gjitha çështjet e hapura. Mendoj se ende është rrugë e gjatë për të arritur deri tek ajo marrëveshje meqenëse ka pika diskutabile mes Kosovës dhe Serbisë të cilat do të jetë shumë e vështirë të arrihet një dakordim”, ka thënë ai.
Ndërsa nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, Arbër Fetahu kërkon kujdes që mos të caktohen më afateve si të kaluarën.
“Nëse diçka duhet të jemi të kujdesshëm është caktimi i afateve. Nga viti 2018 dërgimi i letrës së presidentit, Donald Trump kemi diskutuar se ky vit është finali, ky vit është finali. Por duke parë dinamikat e reja në dialog është vështirë të caktohet një datë, apo një vit… Me këtë dinamikë është vështirë të themi se mund të mund të kemi brenda këtij viti. Brenda vitit 2020 nuk besoj që mund të ndodh”, u shpreh Fetahu.
Dy javë më parë në Uashington, kryeministri, Avdullah Hoti dhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq kanë nënshkruar letra të zotimit për normalizim ekonomik. Ndërkohë negociatat po vazhdojnë të nivelit më të ulët në Bruksel. /kp/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker