Sa gjatë mund të ruhen vezët, por që të mos prishen! Ekspertët e FDA-së e kanë zgjidhur dilemën e përhershme
Vezët e freskëta nuk mund të qëndrojnë edhe aq gjatë, mirëpo sesa do të qëndrojnë varet nga ajo se në çfarë mënyre i ruani
Nëse i ruani në temperaturën e përshtatshme prej 4 gradësh Celsius, Agjencia Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave (FDA) rekomandon që t’i përdorni në afat prej tri javësh pas blerjes, shkruan goodhousekeeping, citon Telegrafi.
Ekspertët theksojnë që vezët mund t’i hamë katër deri në pesë javë nga data e paketimit, mirëpo nuk duhet përdorur më gjatë, sepse mund të shfaqen baktere, siç janë Escherichia coli dhe salmonela.
▪ Vezët e ngrira mund të zgjasin afatin e përdorimit edhe deri në një vit, mirëpo assesi mos i ngrini në lëvozhgë.
▪ Mundeni t’i ngrini në dy mënyra – duke ndarë të verdhët nga të bardhët, andaj i përdorni sipas nevojës apo i ngrini bashkë.
▪ Nëse dëshironi t’i ruani mbetjet e ushqimit në të cilat ka vezë, rekomandimi i FDA-së është që t’i mbani në frigorifer dhe t’i hani në afat prej 3 deri në 4 ditësh.
▪ Vezët e ziera shumë mund të qëndrojnë në frigorifer edhe deri në një javë.
▪ Vezët e freskëta përpunohen termikisht (vezët e ziera shumë) patjetër të ruhen në frigorifer dhe të konsumohen në afat prej 7 ditësh, por me kushtin që të nxirren nga frigoriferi drejtpërdrejt para ngrënies.
▪ Në frigorifer duhet ruajtur me lëvozhgë, mirëpo nëse lëvozhga është dëmtuar apo është çarë, do të duhej ngrënë sa më parë – në afat prej 2 – 3 ditësh.
▪ Vezët e ziera shumë të cilat ruhen në frigorifer pastrohen nga lëvozhgat drejtpërdrejt para konsumimit.
▪ Vezët tashmë të pastruara nga lëvozhgat, së paku vezët e ziera shumë duhet ruajtur në frigorifer dhe duhet ngrënë në afat prej një dite. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'