LAJMI I FUNDIT:

Ademi: Suksesi i Dritës dëshmon se po ecim në rrugën e duhur

Ademi: Suksesi i Dritës dëshmon se po ecim në rrugën e duhur
(Foto: ffk-kosova.com)

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, e ka përgëzuar FC Dritën për kualifikimin historik në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, pasi sonte (e enjte) në Shkup e mposhti Sileksin, me rezultat 2-0.

Në një mesazh në profilin e tij në Facebook, ai i ka uruar futbollistët, stafin teknik, drejtuesit e klubit dhe tifozët e FC Drita për fitoren e arritur, teksa këtë sukses e ka vlerësuar si dëshmi të rritjes së futbollit tonë.

Mesazhi i plotë i presidentit Ademi:


Presidenti i FFK-së, Agim Ademi (ffk-kosova.com)

Një mbrëmje e spektakolare e Dritës në Ligën e Evropës. Kampioni ynë shndriti në stadiumin ‘Tose Proeski Arena’, duke e mposhtur skuadrën e Sileksit, 2-0.

Golat e Fidan Gërbeshit e Ardian Limanit i dhuruan sonte emocione jo vetëm “Intelektualëve” por edhe tërë komunitetit të futbollit në Kosovë dhe kësisoj vulosën suksesin më të madh deri më tash të klubit gjilanas, por edhe në tërësi të futbollit kosovar në garat evropiane.

Loja e futbollistëve të Dritës dhe kalimi në rrethin e tretë të kësaj gare dëshmon se po ecim në rrugën e duhur të ngritjes së futbollit të Kosovës në të gjitha nivelet.

Besoj thellësisht se në këtë stadium do të festojmë edhe muajin e ardhshëm me Kombëtaren në gjysmëfinale të “play-off”-it dhe do t’i afrohemi kualifikimit në Evropian!

Edhe një herë urime futbollistëve, stafit e drejtuesve të Dritës si dhe tifozëve “Intelektualët” për këtë sukses.

Faleminderit për emocionet që na dhuruat në mbrëmjen e sotme!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

Në trend Sport

Më shumë
Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Jurgen Klopp ka një punë të re, ka nënshkruar kontratë me një klauzolë speciale

Ndërkombëtare
Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

Situatë tensionuese mes Xavit dhe Laportas në ceremoninë lamtumirëse të Iniestas

La Liga
Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

Dani Carvajal mund të mos luajë më futboll

La Liga
Truproja e Messit shndërrohet në Usain Bolt me vrapimin e tij marramendës për ta mbrojtur argjentinasin

Truproja e Messit shndërrohet në Usain Bolt me vrapimin e tij marramendës për ta mbrojtur argjentinasin

Ndërkombëtare
E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

E kishte refuzuar Barcelonën, shënoi poker te Real Madridi - kush është sensacioni i ri i Los Blancos

La Liga
Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

Kur nuk pritej, Real Madridi vendosi ta nderojë Andres Iniestan

La Liga
Kalo në kategori