Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për çështjen e zgjedhjes së presidentit të vendit, thotë se ky post nuk mund të zgjidhet pa u konsultuar me partitë opozitare si PDK-ja dhe VV-ja.
Mustafa thotë se më e lehtë do ishte bashkëpunimi me PDK-në për këtë çështje, pasi partia e drejtuar nga Kurti kërkon mbajtjen e zgjedhjeve të reja dhe nuk krijon hapësirë për të hapur çështje të tjera.
“Posti i presidentit nuk mund të zgjidhet nëse ne nuk kemi bashkëbisedim edhe me subjektet e tjera, me PDK dhe me VV. Në këtë situatë është më lehtë të bisedohet me PDK, dhe më vështirë është që të gjendet zgjidhje me VV. Ajo është shprehur që të shkohet në zgjedhje të reja. Nuk krijon hapësirë të diskutohet për çështje të tjera. Në këtë moment nuk jam për zgjedhje të reja, sepse mendoj se neve nuk na përgjigjen zgjedhjet nga aspektin se po humbim shumë kohë. Zgjedhjet e reja, unë dyshoj se prapë do na sjellin sërish në të njëjtën situatë”, tha ai për Euronews Albania.
Lideri i LDK-së thotë se ka biseduar në mënyrë jo të drejtpërdrejtë me kreun e PDK-së, Kadri Veselin për zgjedhjen e presidentit, por deri tani shton se nuk është propozuar asnjë emër konkret për këtë post kyç në Kosovë.
“Nuk kemi diskutuar akoma me ta për ta zgjeruar koalicionin, por kemi biseduar jo në mënyrë të drejtpërdrejtë me z. Veseli për çështjet e presidentit. Sepse çdo sfidë që do ta kemi me presidentin, nuk mund ta kapërcejmë edhe pa PDK, ose alternativisht edhe VV, sepse duhet të kemi votat. Në asnjë bisedë që kemi pasur me Veselin, nuk kemi biseduar për asnjë emër. Emri i vetëm që është thënë, por që është thënë nga partia e tij është emri i zotit Haradinaj, por ai është emër i propozuar nga Aleanca, por nuk është trajtuar në asnjë nga subjektet e tjera”, tha ai.
Nëse AAK-ja do të kushtëzojë votën në këmbim të zgjedhjes së Haradinaj në postit të presidentit, Mustafa tha se kjo rrezikon prishjen e marrëveshjes dhe çuarjen e vendit në zgjedhje të reja.
“Unë mendoj se do të ishte, dhe është, jo parimore që ajo të kushtëzohet. Nëse vijmë tek kushtëzim, e prishim qeverinë, shkojmë në zgjedhje dhe nuk kemi alternativë tjetër se do ishte gabim. Po flas për parimet, sepse nuk mund të shkojmë me një qëndrim të tillë që të votojmë presidentin për arsye se po na kushtëzojnë koalicionin, nëse e kemi punën ashtu, atëherë shkojmë në zgjedhje”, tha ai.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës
Në Tupallë të Medvegjës mbahet manifestimi “Takimet e Vendlindjes”
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës
Njëri nga katër të plagosurit në Lupç të Podujevës është në rrezik për jetë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut
Ndalohen për 48 orë pesë të dyshuar për rastin e plagosjes në Lupç
Mjeti lundrues pësoi defekt në det, policia shpëton 11 turistë në Vlorë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes
Tifozja shqiptare e mbështjellur me flamurin kombëtar në tribunat e Allianz Arenas për ndeshjen Bayern-Real
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen
Peci: Nëse draft-statuti nuk dërgohet në Kushtetuese, procesi i anëtarësimit të Kosovës në KiE nuk do të hyjë as në rend të ditës