LAJMI I FUNDIT:

Komisioni Hetimor për pandeminë COVID-19 fton për intervistim ish-ministrin, Arben Vitia

Komisioni Hetimor për pandeminë COVID-19 fton për intervistim ish-ministrin, Arben Vitia

Komisioni Hetimor Parlamentar për menaxhimin e pandemisë për COVID-19, ka ftuar për intervistim ish-ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.

Kështu u vendos sot në mbledhjen e Komisionit Hetimor në lidhje me menaxhimin e pandemisë, COVID-19.


Kryetarja e Komisionit Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë për COVID-19, Mimoza Kusari-Lila tha se më datë 22 dhe 23 shtator do të ftojnë në intervistë ish ministrin Arben Vitia, menaxherin e Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, infektologun Izet Sadiku si dhe njërin prind të të ndjerit, Agon Musliu, përcjell Telegrafi.

Kryetarja e këtij Komisioni, Mimoza Kusari-Lila tha se më datë 22 shtator (e martë) do të intervistohen menaxheri i Qendrës së Karantinës, Valdet Hashani, dhe njëri prind i Agon Musliut.

Ndërsa, siç tha ajo të mërkurën do të intervistohen ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia si dhe infektologu Izet Sadiku.

“Ftohen katër dëshmitarët për interviste në Komision. Më datë 22 shtator, Valdet Hashani dhe prindi i Agon Musliut dhe më datë 23 shtator Izet sadiku dhe Arben Vitia”, ka thënë Kusari-Lila.

Ndryshe, anëtarët e këtij Komisioni janë duke kërkuar dokumentacione të vendimeve që janë marrë nga Ministria Shëndetësisë prej fillimit të paraqitjes së rasteve të para me koronavirus në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
Kalo në kategori