LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi mesazh Fenerbahces: Faleminderit për dashurinë unike dhe ndjenjat e papërsëritshme

Vedat Muriqi mesazh Fenerbahces: Faleminderit për dashurinë unike dhe ndjenjat e papërsëritshme

Vedat Muriqi që nga sot është lojtar Lazios, me marrëveshjen që u arrit mes klubeve pas negociatave që zgjatë pothuajse një muaj.

Në arkat e klubit turk do të shkojnë 20 milionë euro (18 milionë, plus dy tjera bonuse).


Muriqi ka nënshkruar një marrëveshje që do ta mbajë të lidhur me klubin për peë vjet për një pagë 2.2 milionë në sezon, plus bonuset.

Sulmuesi tashmë ka zgjedhur numrin e fanellës: do të jetë i njëjti që kishte mbi shpinë edhe në Turqi: 94.

Me anë të një letre të postuar në rrjetet sociale, sulmuesi përshëndeti ish-klubin e tij, trajnerët dhe tifozët.

“Kur mbërrita te Fenerbahce, e dija që po hyja në një klub shumë të madh dhe pyesja veten se çfarë do të shihja. Pashë një familje të lidhur ngushtë, gjeta dashurinë më të madhe, më shumë nga sa e prisja”.

“Gjithmonë kam dashur të bëj më të mirën për të shlyer atë dashuri që më është treguar. Kam pasur momente të paharrueshme me miliona tifozë”.

“Tani që filloj një aventurë të re, dashuria juaj do të jetë gjithnjë forca dhe mbështetja ime ndërsa vrapoj drejt objektivave të rinj. Do të doja të falënderoja presidentin tonë, trajnerët, shokët e skuadrës, stafin teknik dhe drejtues, si dhe tifozët e Fenerbahces”.

“Faleminderit për dashurinë unike dhe ndjenjat e papërsëritshme që më keni bërë të përjetoj. Mirupafshim …!”, ka shkruar Muriqi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Historia e pabesueshme e ‘heroit’ që mposhti PSG-në: Pseudonimin e mori për shkak të dhëmbëve, deri në moshën 30-vjeçare ishte në kategorinë e dytë

Ndërkombëtare
Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Autobusi i PSG-së e la Mbappen në stadium pas humbjes nga Dortmundi, në aeroport shkoi me transport privat

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Modric dhe Kroos

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori