Presidenti Hashim Thaçi, me rastin e Vitit të Ri Hebraik, deklaroi sot se është nder për Kosovën që kjo festë po shënohet në Kosovë, me lajmin e shumëpritur të njohjes nga shteti i Izraelit.
Gjatë adresimit të tij në një event të organizuar për Vitin e Ri Hebraik, kreu i vendit tonë theksoi se miqësia historike mes dy popujve tanë po forcohet çdo ditë e më tepër dhe se po ndërtohet një urë e veçantë e komunikimit nga i cili do të përfitojnë Kosova dhe Izraeli.
“Shënojmë këtë manifestim madhështore me një moment historik për të dyja vendet. Do të kemi linja ajrore më funksionale, ka karakter të sigurisë, do të jemi në luftim të terrorizmit. Njohja e Izraelit ka një rëndësi strategjike, do të forcojë Kosovën dhe rolin e saj si subjektivitet i fuqishëm ndërkombëtar. Kjo njohje reciproke ndodhi në Shtëpinë e Bardhë”, theksoi ai.
Ai theksoi se presidenti Donald Trump me marrëveshjen e arritur në Shtëpinë e Bardhë bëri atë që të tjerët për 20 vjet nuk kanë arritur ta bëjnë, në kohën kur të tjerët sipas tij ishin skeptikë me punën e emisarit amerikan për dialogun Richard Grenelli.
Ndërsa, kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka uruar popullin izraelit me rastin e Vitit të Ri Hebraik, duke thënë gjatë luftës ishte populli i Izraelit ai i cili hapi rrugën për refugjatët nga Kosova.
“Nuk ka popull që kupton më mire vuajtjet e njëri tjetrit se sa populli i Izraelit dhe ai i Kosovës. Është lajm që edhe politika arriti stadin për të kurorëzuar miqësinë mes dy vendeve. Të festojmë të tashmen dhe të shpresojmë për një të ardhme më të mirë”, tha ajo.
Edhe kreu i ekzekutivit, Avdullah Hoti tha se kjo festë është i veçantë, meqë sivjet i paraprin njohjes së Kosovës nga Izraeli.
“Përkujtoj se Republika e Kosovës është demokraci sekulare. Kësaj radhe viti i ri hebraik është i posaçëm. Shënon njohjen Kosovë-Izrael. Ne do të vendosim së shpejti marrëdhëniet tona me miqësore, me shtetin mik”, u shpreh ai.
E, ish-kryeministri Albin Kurti theksoi se njohja nga Izraeli është hapi i parë i miqësisë.
“Ne në këtë festë me gjithë zemër urojmë bardhësi për bashkëkombësit tanë hebraikë. Njohja shtetërore do të jetë vetëm hapi i parë i miqësisë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore mbahet mend ndihma e kosovarëve për hebrenjtë, por edhe gjatë luftës së fundit në Kosovë, populli hebraik hapi dyert për të gjithë refugjatët. Të lidhemi miqësisht me njeri-tjetrin. Kosova ofron zemrën e vet të hapur për përparim të miqësisë, tha Kurti. /kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëTre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos