LAJMI I FUNDIT:

Në Gjilan sot janë shëruar 20 pacientë nga COVID-19

Në Gjilan sot janë shëruar 20 pacientë nga COVID-19

Në Gjilan, sipas raportit 24 orësh, janë shëruar 20 pacientë që ishin të infektuar me COVID-19, ndërkaq janë konfirmuar edhe katër raste të reja.

Kështu është bërë e ditur përmes një komunikate për medie nga kjo komunë.


“Komiteti i emergjencave për parandalimin e pandemisë globale COVID-19 në Gjilan, në takimin që mbajti sot, ka vlerësuar gjendjen në 24 orët e fundit dhe në bazë të rezultateve të fundit të publikuara nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, konfirmon vetëm 4 raste pozitive dhe 20 pacient të shëruar plotësisht”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, duke iu referuar statistikave dhe në bazë të gatishmërisë dhe koordinimit të lartë ndërinstitucional, ka theksuar se me disiplinë dhe vendosmëri të përgjithshme në respektimin e rekomandimeve të shtetit, do të arrihet ulja e trajektores me raste pozitive deri në pikën zero.

“Bazuar në statistikat e javëve të fundit shihet një rënie e vazhdueshme e të infektuarve me Covid-19. Në rezultatet e sotme kemi vetëm 88 raste aktive me COVID-19, prej 946 rasteve sa kemi të regjistruara në totalin e përballjes me pandeminë nga 13 marsi. Kështu, raste të shëruara plotësisht janë gjithsej 817, ndërsa në këtë luftë kundër Covid-19, kanë humbur jetën 41 qytetarë. Mostra në pritje janë 42 qytetarë dhe 19 edukatore nga çerdhet private dhe shpresojmë që edhe këto të jenë negative. Nën kujdesin e vazhdueshëm të mjekëve në Spitalin Regjional janë gjithsej 26 pacient, të cilët konfirmohen me gjendje stabile dhe me simptoma të lehta”, tha Haziri.

Haziri ka apeluar te të gjithë qytetarët e Komunës së Gjilanit dhe veçanërisht te të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit, që vazhdimisht t’i bartin maskat dhe masat tjera mbrojtëse për të qenë larg mundësisë së infektimit.

Gjithashtu edhe nga sektori privat dhe punëtorët shtetëror, ai ka kërkuar respektimin e masave mbrojtëse për ta ndihmuar angazhimin e gjerë në eliminim të virusit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori