Në një kohë pandemie si kjo, në mesin e shumë trazirave shoqërore, ekonomike dhe personale, është e pashmangshme që të mos dëgjosh ose thuash shprehje të tipit: “Çdo gjë do të rregullohet”, “Mund të ishte edhe më keq” apo “Shiko anën pozitive të paktën”
Është e vërtet që arritja më e madhe në jetë është të qenurit të lumtur, ndonëse vetë lumturia përkufizohet ndryshe nga njerëz të ndryshëm.
Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë që të mos e teprojmë me qasjen ndaj pozitivitetit, pasi kjo ndenjë, kur forcohet më shumë seç duhet, ka gjasa të kthehet në të kundërtën e saj dhe të bëhet toksike.
“Kultivitimi i një mendjeje pozitive është mekanizëm i fuqishëm për të përballuar sfidat, por pozitiviteti toksik buron nga ideja se mënyra më e mirë dhe e vetmja për të përballuar një situatë të keqe është që të mendosh pozitivisht dhe të mos flasësh për të keqen,” tha për Washington Post Natalie Dattilo, psikologe në Brigham and Women’s Hospital në Boston.
“Pozitiviteti toksik buron nga tendenca jonë për të nënvlerësuar përvojat emocionale negative dhe për të mbivlerësuar ato pozitivet.”
Me të dhëna që tregojnë se ankthi dhe depresioni, ndër problemet e tjera të shëndetit mendor, janë rritur në nivele historike muajt e fundit, shtimi i pozitivitetit toksik mund të përkeqësojë situatën, thonë ekspertët.
“Deri më tani (fraza) më e zakonshme është ‘Do të bëhet më mirë’,” tha për Washington Post Stephanie Preston, një profesoreshë e psikologjisë në University of Michigan. “Ju po përpiqeni të thoni se nuk ka një problem që duhet adresuar. Jeni duke e mbyllur mundësinë për të parë më tej.”
Dattilo shtoi: “Është problem kur njerëzit janë të detyruar të duken ose të jenë pozitivë në situata kur nuk është e natyrshme ose kur ekziston një problem që legjitimisht duhet të adresohet, i cili nuk mund të adresohet nëse nuk merreni me faktin se është shqetësues. Mohimi, minimizimi ose zhvlerësimi i këtyre ndjenjave përmes presionit të jashtëm ose mendimeve tuaja mund të jenë joproduktivë dhe të dëmshëm.”
Ekspertja theksoi se njerëzit e gjykojnë veten për ndjenjën e dhimbjes, trishtimit dhe frikës, gjë që më pas prodhon ndjenja si turpi dhe faji dhe kjo gjë frenon procesin e shërimit, progresit dhe zgjidhjes së problemeve.
Ekzistojnë disa mënyra për të adresuar ndjenjat negative pa rënë në pozitivitet toksik, por më e rëndësishmja është që të mos normalizojmë situatat dhe të mos priremi të dukemi më mirë se çfarë jemi në të vërtetë. Hulumtimet kanë treguar se pranimi i emocioneve negative, në vend që t’i shmangim ose mohojmë ato, mund të jetë në të vërtetë më i dobishëm për shëndetin mendor në plan afatgjatë.
Pra, është në rregull që të kemi një qasje pozitive dhe optimiste dhe të ndihemi të trishtuar në të njëjtën kohë. Ne mund të ndihemi të trishtuar, por kjo s’do të thotë se nuk e shohim të ardhmen me pozitivitet. Është ok të mos jesh ok.
Burimi: Washington Post, Anabel
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nuk urinoni pas marrëdhënies intime? Simptomat zbulojnë infeksione
Embolia pulmonare është një pasojë më e madhe e vdekjes sesa ataku në zemër: Simptomat kryesore shihen në këmbë
Cilat ushqime kanë më shumë vitaminë C? Është e rëndësishme të mos e teproni, kjo është doza e lejuar
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak