LAJMI I FUNDIT:

Jasharaj flet për fillimin e vitit të ri shkollor, tregon se çfarë do të ndodhë nëse ka numër të madh të infektuarve në shkolla

Jasharaj flet për fillimin e vitit të ri shkollor, tregon se çfarë do të ndodhë nëse ka numër të madh të infektuarve në shkolla

Kryetari i Sindikatës së Bashkuara të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jashaj ka thënë së në të gjitha shkollat në Kosovë është duke u zhvilluar procesi mësimor.

Jasharaj në një intervistë për Telegrafin, ka thënë se deri tani nuk kanë pranuar asnjë telefonatë për ndonjë pengesë nëpër shkolla.

“Kur ne bëmë apel që mësimi të shtyhet për dy javë na ishin hidhëruar disa prindër dhe disa institucione, por më pas është parë që kjo shtyrje ishte e arsyeshme. Me ministrin Likaj kemi vizituar shumë shkolla dhe kemi komunikuar vazhdimisht dhe është parë që dy javë ishin mjaft mobilizim dhe pjesa dërrmuese e institucioneve arsimore kanë arritur të bëjnë përgatitjet brenda mundësive dhe të fillojnë me pjesën e parë të masterplanit”, ka thënë Jasharaj.


Kryetari i SBASHK-ut, Rrahaman Jasharaj, flet për fillimin e vitit shkollor

Ai më tej ka theksuar se deri tash nuk kanë marrë ndonjë telefonatë për ndonjë pengesë në fillim të procesit mësimor, duke thënë se kjo ju jep shpresë që punët janë mirë në shumicën e shkollave të Republikës të Kosovës.

“Ne do të presim dhe pasdite do të thërrasim kryetarët e komunave dhe të shohim nëse ka shkelje të rregullave. Në secilën shkollë ka task forcë dhe ato janë të obliguar që vetëm kur të gjitha gjërat janë në rregull ta lejojnë procesin mësimor të mbahet”, është shprehur Jasharaj.

Kreu i SBASHK-ut, bëri të ditur se deri tani janë testuar për COVID-19 rreth 1 mijë e 500 mësimdhënës.

“Janë testuar 1 mijë e 500 mësimdhënës nga e gjithë Kosova, me një përzgjedhje të rastësishme që e kanë bërë Drejtoritë e Arsimit Komunal, ne po presim që MASHT të ketë rezultatin e kësaj mostre dhe nëse ka shumë në numër, atëherë IKSHPK ka bërë të ditur se do të vazhdojë me testime deri në 5 mijë”, pohoi ai.

Jasharaj tha se pjesa dërrmuese e shkollave janë të përgatitura brenda kritereve të IKSHPK-së.

Gjatë intervistës, Jasharaj foli edhe për veprimet që do të ndërmarrin në rast të infektimit me COVID-19 të ndonjë nxënësi apo mësimdhënësi.

“Nëse gjërat nuk shkojnë si duhet janë task forcat. Ata nëse vlerësojnë se gjërat nuk po shkojnë siç duhet dhe po cenohet shëndeti i nxënësve apo i mësimdhënësve,  do të sjellin vendim që ajo shkollë të mbyllet për një javë, dhe të i jap kohë që të përmirësohet.  Nëse paraqitet numër i madh i të infektuarve, klasa, shkolla por edhe komuna do ta ndërpres mësimin dhe do të kalojnë në mësimin në distancë”.

Jasharaj duke uruar nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, bëri sërish apel që ata të respektojnë masat mbrojtëse ndaj virusit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja

Lajme
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e tre personave për shpërdorim të pasurisë

Kronika e Zezë
Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Deliu: Ministria e Bujqësisë refuzoi projektin e grave të Krushës, por ia ndau 100 mijë euro vëllait të Fitore Pacollit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Arrestohet një person në Fushë Kosovë, e kanosi bashkëshorten përmes telefonit dhe i shkonte edhe në punë

Kronika e Zezë
Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Meta nga burgu: Njerëz të SPAK më kanë sugjeruar të arratisem, s’ka akuzë zyrtare ndaj meje

Lajme
Kalo në kategori