LAJMI I FUNDIT:

Disidenti rus i mbijeton një tentimi për vrasje në Finlandë

Disidenti rus i mbijeton një tentimi për vrasje në Finlandë

Një vrasës i dyshuar është ndaluar në lidhje me një sulm kundër një mërgimtari rus në Finlandë.

Disidenti Musa Lomaev thotë se i mbijetoi rastit pas një varg të sulmeve të ndodhura në Evropë, të urdhëruara nga udhëheqësi çeçen, i cili mbështetet nga Kremlini, Ramzan Kadyrov.


Kadyrov është akuzuar vazhdimisht për urdhërimin e torturave dhe përpjekjet për vrasje ndaj kritikëve të tij. Edhe pse ai gjithmonë i ka mohuar këto akuza, gjithashtu ai dihet se bën kërcënime të shpeshta dhe të dhunshme ndaj kujtdo që guxon ta kritikojë atë.

Katër nga disidentët rusë të cilët kishin qenë në shënjestër, kanë një gjë kryesore të përbashkët – ata ishin kritikë ndaj sundimtarit famëkeq të Çeçenisë, një republikë në juglindje të Rusisë. Dy prej tyre, Imran Aliyev dhe Mamikhan Umarov , u vranë. Një i tretë, Tumso Abdurakhmanov, i mbijetoi një sulmi në Suedi.

Të premten, autoritetet finlandeze thuhet se arrestuan një të dyshuar në lidhje me një tentim vrasje ndaj Lomaev.

Sipas medieve finlandeze, Lomaev pretendon se janë dhënë 500 mijë euro për kokën e tij.

Vladimir Putin dhe Ramzan Kadyrov

Lomaev drejton një kanal në YouTube ku poston video duke kritikuar regjimin e Kadyrovit dhe thotë se ka shpëtuar pasi u rrëmbye dhe u torturua më 2004-në nga policia ruse.

Çeçenia duke përdorur paratë e Kremlinit, u bë vendi më i keq në botë që shkel të drejtat e njeriut.

Kadyrov më parë kishte thënë se është i gatshëm të vdesë për Putinin, duke e përshkruar veten si ushtar i tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Kalo në kategori