LAJMI I FUNDIT:

Seferi: Në Serbi, Vuçiq po konsiderohet humbës përballë Kosovës për zhvillimet me Izraelin

Seferi: Në Serbi, Vuçiq po konsiderohet humbës përballë Kosovës për zhvillimet me Izraelin

Bashkëpunëtori i RTV Dukagjinit, Idro Seferi  ka përshkruar zhvillimet në Serbi pas njohjes së Kosovës nga Izraeli.

Seferi në një lidhje telefonike në “Debat Plus” nga Beogradi ka thënë se Serbia ditët e fundit ka pasur hamendje në lidhje me zhvendosjen e ambasadës në Jerusalem.


“Opozita serbe e ka parë si problematike këtë zhvillim pasi sipas tyre, Serbia me zhvendosjen e ambasadës po rreshtohen kundër botës demokratike përjashtuar SHBA-të”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Seferi thotë se Serbia në fillim po shqyrton hapjen e një zyre ekonomike në Jerusalem por sipas tij ambasadori i Izraelit në Beograd sot ka ftuar në takim autoritetet serbe për të sqaruar këtë çështje.

Gazetari thotë se në Serbi për temën e Izraelit Vuçiq është parë humbës përballë palës kosovare.

“Vuçiqi është akuzuar si humbës pasi Serbia në këtë pikë nuk përfiton shumë ndërsa Kosova ka marrë njohjen nga Izraeli”.

Seferi thotë se megjithatë Donald Trump në Serbi ka fituar shumë simpati pasi sipas tij ai po shihet si një president që merr parasysh edhe kërkesat e serbëve për dallim nga para ardhësit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori