LAJMI I FUNDIT:

Achraf Hakimi prezantohet te Interi: Zgjodha Interin edhe shkaku i Contes, dua ta fitojë titullin

Achraf Hakimi prezantohet te Interi: Zgjodha Interin edhe shkaku i Contes, dua ta fitojë titullin

Interi ka lëshuar ​​një video ku ka zbuluar transferimin e Achraf Hakimit nga Real Madridi për 40 milionë euro, përpara se lojtari të prezantohet dhe të flasë për herë të parë si lojtar i Nerazzurrëve.

Video e publikuar përshkon historinë dhe identitetin shumë-kulturor të 21-vjeçarit, i lindur në Spanjë, duke luajtur futboll ndërkombëtar për Maroccon, duke luajtur për dy vjet në Gjermani me Borussia Dortmund dhe tani në Itali për Inter.


Anësori i djathtë disa orë pas videos ka folur me mediat dhe tifozët në prezantimin e tij zyrtar, ku konfirmoi se iu bashkua Interit kryesisht për shkak të trajnerit Antonio Conte, pasi stili i tij është veçanërisht i përshtatshëm për mënyrën e tij të lojës.

“Zgjodha Interin sepse mendoj se stili i trajnerit është veçanërisht i përshtatshëm për mënyrën time të lojës dhe mund të jem një ndihmë e vërtetë për këtë ekip. Ne do të përpiqemi të arrijmë rezultate të shkëlqyera dhe sigurisht do të synojmë të fitojmë Scudetton”, ka thënë fillimisht Hakimi.

“Conte është një trajner i shkëlqyeshëm, me një frymë shumë garuese. Ai e ka këtë pasion të jashtëzakonshëm për futbollin dhe e transmeton atë te lojtarët e tij, tifozët dhe të gjithë rreth klubit”.

“Tashmë kam luajtur 3-5-2 në Borussia Dortmund. Kur erdhi oferta, mendova se kjo ishte një mundësi e shkëlqyer për mua që të rritesha, pasi tifozët këtu e përjetojnë futbollin në një mënyrë kaq të veçantë. Jam bashkuar me një klub të shkëlqyeshëm”.

“Të luash në Gjermani më lejoi të piqem si lojtar, të fitoja përvojë dhe besim. Ishte një përvojë e mrekullueshme, tani do të hyj në një kampionat më taktik si Serie A”.

“Objektivi ynë është të fitojmë Scudetton, t’i bëjmë tifozët të lumtur, pastaj të shkojmë përpara në Ligën e Kampionëve dhe të bëjmë edhe më mirë se sezonin e kaluar”.

“Jam këtu për të dhënë më të mirën time, kështu që ne do të bëjmë gjëra të shkëlqyera së bashku dhe do të përpiqemi të fitojmë disa trofe!”.

“Maicon ishte një mbrojtës i djathtë mahnitës me fizikë të pabesueshëm. Padyshim, do të më pëlqente të ndiqja hapat e tij në Inter, por shpresoj të kujtohem për rrugën time”.

“Gjithmonë kam thënë që Marcelo është idhulli im, pasi i dua karakteristikat e tij në fushë. Unë gjithashtu e njoha atë në Madrid dhe vërtet e vlerësoj gëzimin që ai i sjell një ekipi”.

“Samuel Eto’o është një tjetër ish-lojtar i Interit që më frymëzoi, edhe nëse nuk luajmë të njëjtin rol. Ai bëri historinë dhe është një simbol i futbollit në Afrikë”, përfundoi ylli maroken. /Telegrafi/