LAJMI I FUNDIT:

Konjufca: Është koha që PDK dhe AAK të reflektojnë, t’i bashkojmë nënshkrimet dhe ta dërgojmë në shtëpi Qeverinë Hoti

Konjufca: Është koha që PDK dhe AAK të reflektojnë, t’i bashkojmë nënshkrimet dhe ta dërgojmë në shtëpi Qeverinë Hoti

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka thënë se marrëveshja e arritur mes Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator, mund të quhet nënshtrim pa njohje.

Konjufca ka kritikuar kryeministrin Hoti për arritjen e marrëveshjes më 4 shtator, teksa ka ftuar PDK-në dhe AAK-në ta mbështesin mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë, transmeton Telegrafi.

“Tërheqja e kryeministrit Avdullah Hoti prej njohjes është lajm i keq për Kosovën, sepse kjo i bie që Qeveria jonë aktuale i shkon totalisht për shtati kërkesave të Qeverisë serbe për heqjen e njohjes nga rendi i ditës. Ne themi që pa njohje nuk mund të zgjidhet asgjë mes Kosovës dhe Serbisë. Kosova nuk duhet të paguajë asgjë që Serbia ta njohë, çmimin më të madh ne e kemi paguar gjatë viteve të luftës. Serbia shkaktoi gjenocid në vendin tonë, duke i vrarë mbi 13 mijë qytetarë të pafajshëm”, ka thënë ai në një konferencë për media.


Konjufca ka thënë se nënshkrimi i marrëveshjes nga Hoti e shkel Kushtetutën tonë.

“Nënshkrimi i Hotit në këtë marrëveshje e shkel Kushtetutën tonë. Kjo marrëveshje është e dëmshme për Kosovën”, pohoi ai.

Më tej ai tha se nëse AAK dhe PDK mbështesin mocionin e mosbesimit të LVV-së, atëherë ata do të mund ta dërgojnë në shtëpi këtë qeveri.

“Është koha që edhe PDK edhe AAK të reflektojnë, që t’i bashkojnë nënshkrimet tona dhe të dërgohet në shtëpi Qeveria Hoti”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Gripi po e kalon pragun epidemik, IKSHPK apel qytetarëve që të vaksinohen

Shëndetësi
Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Policia në kërkim të një personi në Gjakovë, dyshohet se kreu vjedhje në një xhami

Kronika e Zezë
Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Mickoski takon familjen Rusi në SHBA: Ata janë shembull i shqiptarëve të suksesshëm nga Maqedonia

Politikë

"Programi i kuponëve" MASHTI fton për aplikim familjet që janë përfituese të Skemës së Asistencës Sociale

Lajme
Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Krasniqi: E kaluara e lavdishme e prindërve, burim frymëzimi e angazhimi për një Kosovë ma mirë

Lajme
Aksident mes dy veturave në rrugën Drenas-Skënderaj, lëndohen tre persona

Aksident mes dy veturave në rrugën Drenas-Skënderaj, lëndohen tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori