LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria e nis mbarë edicionin e ri në Ligën e Kombeve, fitore e madhe në udhëtim te Bjellorusia

Shqipëria e nis mbarë edicionin e ri në Ligën e Kombeve, fitore e madhe në udhëtim te Bjellorusia

Kombëtarja e Shqipërisë e ka nisur për mrekulli edicionin e ri në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë kanë triumfuar në ndeshjen e parë, ku mposhtën në udhëtim Bjellorusinë me rezultat të pastër 0-2.


Trajneri i Shqipërisë, Edy Reja kishte vendosur një formacion me pesë mbrojtës, që rezultoi i suksesshëm, pasi bullgarët nuk patën shanse të depërtojnë në mbrojtjen e çeliktë të Shqipërisë.

Vetëm pas 23 minutave lojë erdhi goli i parë për Shqipërinë, ku Sokol Cikalleshi shënoi me një goditje të fuqishme për 0-1.

Me epërsinë minimale të Shqipërisë përfunduan edhe 45 minutat e para të kësaj sfide.

Edhe në pjesën e dytë vazhdoi loja e mirë e djelmoshave tanë, të cilët mbroheshin shumë mirë.

Por për ta parë golin e dytë u desh të pritej minuta e 78-të e ndeshjes.

Një kombinim mjaftë i mirë mes Odise Roshit dhe Keidi Bares, bëri që ky i fundit të shënonte me një goditje brenda zonës për 0-2.

Deri në fund vendasit tentuan të shënonin së paku golin e nderit, por një gjëje të tillë nuk ia arritën.

Kësisoj Shqipëria e nisi për mrekulli edicionin e ri të Ligës së Kombeve në Divizionin C.

Kuqezinjtë tani kanë tri pikë sa kanë edhe Kazakistani që fitoi me rezultat të njëjtë në udhëtim te Lituania.

E ndeshjen e radhës Shqipëria e zhvillon të hënën mbrëma ku në Air Albania pret Lituaninë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga

Rreth tetë futbollistë të Liverpoolit do të largohen nga "Anfield Road" në fund të sezonit - në listë edhe emra të rëndësishëm

Premier League
Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Erik ten Hag më në fund reagoi pas paraqitjes mahnitëse të Jadon Sancho në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve

"Puzzle" i Decos: Sa ka para, kush mund të largohet dhe kush mund të vijë te Barcelona

La Liga
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Van Dijk te Borussia Dortmund? Fabrizio Romano jepet detaje për të ardhmen e holandezit

Bundesliga
Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

Ancelotti po mendon vendimin e befasishëm, ta lë në stol ndaj Bayernit njërin nga më meritorët e sukseseve këtë sezon

La Liga
Kalo në kategori