Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka vlerësuar se mund të krijohen kushtet që të testohen të gjithë të burgosurit dhe stafi në mënyrë që të krijohen kushte që të burgosurit t’i realizojnë të drejtat që iu takojnë.
KMDLNJ ka kërkuar një zgjidhje që do të ishte më e pranueshme për të burgosurit dhe e cila nuk do ta rrezikonte shëndetin e të burgosurve, stafit e as vizitorëve, transmeton Telegrafi.
“Për shkak të situatës së imponuar të burgosurve iu janë mohuar të drejtat që iu takojnë dhe beneficionet që i kanë fituar me sjelljet e tyre si : vizitat familjare , vizitat e lira , shkuarje në shtëpi , shkollimi dhe aftësimi profesional , marrja me aktivitete sportive dhe kulturore , shfrytëzimi i pushimit vjetor në shtëpi etj. Komunikimi virtual dhe lejimi më i shpesh i bisedave telefonike nuk kanë përmbushur nevojat e të burgosurve. Tash , lejimi i vizitave familjare për të dënuarit me ç’rast lejohet vetëm një anëtar i familjes në distancë prej dy metrave është më mirë se më parë por jo edhe e duhura prandaj KMDLNj ka kërkuar një zgjidhje që do të ishte më e pranueshme për të burgosurit dhe e cila nuk do ta rrezikonte shëndetin e të burgosurve , stafit e as vizitorëve”, thuhet në reagimin e KMDLNj-së.
Reagimi i plotë:
“Shërbimi Korrektues i Kosovës që zbaton ekzekutimin e dënimeve efektive me burg për të dënuarit sikur që menaxhon qendrat e paraburgimit në Kosovë ka bërë përparim të madh në trajtimin e personave të privuar nga liria përkundër problemeve të mëdha me të cilat po përballet Kosova e në këtë kontekst edhe SHKK-ë.
Po punohet intensivisht për ndryshimin e bazës ligjore përkatësisht miratimin e Ligjit për Shërbimin Korrektues të Kosovës që paraqet një hap të madh në përmirësimin e kushteve për personat e burgosur sikur edhe për stafin i cili, në jo pak raste ka punuar në kushte të vështira dhe pa status të rregulluar si duhet.
Në këtë kontekst, SHKK –ës është shërbimi më i suksesshëm në rajon dhe, me disa përmirësime për të cilat KMDLNj beson se ia siguron Ligji për Shërbimin Korrektues që është në procedurë e sipër , SHKK do të ecë përkrah me shërbimet e ngjashme të vendeve me një demokraci të përparuar dhe të qëndrueshme , europiane dhe amerikane. Në ngritjen e cilësisë së punës dhe besueshmërisë së SHKK –së kanë ndihmuar trajnimi i stafit nga partnerët ndërkombëtarë dhe vizitat studimore apo krahasuese që janë bërë në vende të ndryshme.
Institucioni i Avokatit të Popullit, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut me gjetjet dhe rekomandimet, si monitorues të Institucioneve korrektuese kanë dhënë një kontribut të madh për përmirësimin e performances së SHKK-së. Dhe , duhet të theksohet se edhe të burgosurit kanë kontribuar për faktin se , në aspektin social pakrahasueshëm janë më të mirët dhe më bashkëpunues se ata të vendeve të rajonit.
Pandemia e shkaktuar nga Covid -19 e ka krijuar një gjendje të jashtëzakonshme në Kosovë ku , të burgosurit , si grup i margjinalizuar janë përballur me shumë probleme , sidomos në fillim dhe për shkak të situatës së imponuar, të drejtat e të burgosurve janë shkelur jo me vullnetin e SHKK.
SHKK dhe Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve janë mobilizuar dhe kanë organizuar prodhimin e maskave mbrojtëse për të burgosurit dhe për stafin , ndër të parët. KMDLNj , në një kërkesë drejtuar SHKK patë rekomanduar që të ndërmerren masa shtesë mbrojtëse për të dënuarit dhe stafin kurse , si masë e zvogëlimit të popullatës në institucionet korrektuese , për shkak të situatës së imponuar dhe në përputhje me praktikat e shteteve tjera ka kërkuar që të lirohen të gjithë të burgosurit me mbetje të vogël të dënimit , ata me rrezikshmëri të ulët sikur që të gjithë shfrytëzuesit e beneficioneve të dërgohen në shtëpi në mënyrë që pas tejkalimit të situatë , të kthehen në vuajtje të dënimit. Gjithashtu ka kërkuar që masa e paraburgimit të shqiptohet vetëm në rast kur nuk ka mundësi tjetër në mënyrë që pandemia të menaxhohet më lehtë.
Për shkak të situatës së imponuar të burgosurve iu janë mohuar të drejtat që iu takojnë dhe beneficionet që i kanë fituar me sjelljet e tyre si : vizitat familjare , vizitat e lira , shkuarje në shtëpi , shkollimi dhe aftësimi profesional , marrja me aktivitete sportive dhe kulturore , shfrytëzimi i pushimit vjetor në shtëpi etj. Komunikimi virtual dhe lejimi më i shpesh i bisedave telefonike nuk kanë përmbushur nevojat e të burgosurve. Tash , lejimi i vizitave familjare për të dënuarit me ç’rast lejohet vetëm një anëtar i familjes në distancë prej dy metrave është më mirë se më parë por jo edhe e duhura prandaj KMDLNj ka kërkuar një zgjidhje që do të ishte më e pranueshme për të burgosurit dhe e cila nuk do ta rrezikonte shëndetin e të burgosurve , stafit e as vizitorëve.
Pasi Fondacioni i Kosovës për Shoqëri të Hapur ka siguruar përkrahje në vlerë prej 1,5 milionë dollarë për blerjen e 100,000 testeve nga SOROS , KMDLNj vlerëson se mund të krijohen kushtet që të testohen të gjithë të burgosurit dhe stafi në mënyrë që të krijohen kushte që të burgosurit t’i realizojnë të drejtat që iu takojnë . Familjarët mund të kërkojnë përkrahje nga shteti . KMDLNj e vlerëson KFOS-in dhe OSF në Nju Jork për këtë përkrahje të jashtëzakonshme për sigurimin e 100,000 testeve sikur që e ka vlerësuar shumë edhe përkrahjen e mëparshme të KFOS-it dhe OSF në Nju Jork për intervenim humanitar për 185 të burgosur dhe familje të tyre për 3 muaj nga 170 euro e që ka përfunduar në muajin gusht . Me një fjalë OSF në Nju Jork dhe KFOS kanë siguruar 94,350 euro për të burgosurit e familjet e tyre.
KMDLNj , pas normalizimit të situatës do të kërkojë që të gjithë të burgosurve që për shkak të situatës së imponuar u janë mohuar të drejtat e garantuara dhe të fituara që ato t’ju kompensohen në të kundërtën do të konsiderojë si shkelje të rëndë të drejtave të njeriut të personave të privuar nga liria . KMDLNj do të kërkojë edhe përkujdesje shtesë shëndetësore për të burgosurit dhe stafin”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'