LAJMI I FUNDIT:

“Banda kombëtare Vatra, një histori unike shqiptaro-amerikane”

“Banda kombëtare Vatra, një histori unike shqiptaro-amerikane”

Në kuadër të veprimtarive shkencore kushtuar 100-vjetorit të Luftës së Vlorës, Akademia e Shkencave e Shqipërisë botoi veprën monografike “Banda kombëtare “Vatra”, një histori unike shqiptaro-amerikane” të akademikut Vasil S. Tole.

Kjo vepër i kushtohet historisë së ardhjes së vullnetarëve shqiptaro-amerikanë në vitin 1920 për të nxitur ndjenja entuziaste besimi dhe frymë atdhetare në popull, pas rikonfirmimit të Pavarësisë me Kongresin e Lushnjës dhe në mënyrë të veçantë me ngritjen më këmbë të popullit për t’i marrë në duar fatet e vendit, me përpjekjet e suksesshme për rikthimin e Korçës dhe Shkodrës nën sovranitetin e shtetit shqiptar dhe me luftën e popullit të Vlorës dhe të gjithë Shqipërisë.

Banda “Vatra” u bë pjesë e historisë së luftës së Vlorës me kurajën e saj për të inkurajuar shpirtin luftarak popullor ballë për ballë me rrezikun, me repertorin e këngëve marshe që mobilizonin ndërgjegjen atdhetare. Kënga “Vlora-Vlora”, që u krijua nga drejtuesi i kësaj bande Thoma Nasi, me tekst të poetit Ali Asllani, i dha identitet kësaj lufte.


Autori i këtij studimi ka marrë në vështrim lidhjet dhe dallimet midis bandës muzikore “Vatra” dhe shoqatës atdhetare “Vatra”; duke gjetur rastin të theksojë rolin e shqiptaro-amerikanëve në jetën e Shqipërisë shtetërore, ndryshimet që solli në rrjedhat e historisë sonë kombëtare shfaqja e interesimit amerikan për çështjen shqiptare me mbarimin e Luftës së Parë Botërore dhe sidomos me vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy shteteve më 1922.

Kjo monografi është në të njëjtën kohë edhe histori e themelimit dhe e rrugëtimit të gjatë njëqindvjeçar të bandës muzikore shtetërore, krijuar mbi bazën e bandës “Vatra”, me një vendim të qeverisë së Sulejman Delvinës.

Në trend Kultura

Më shumë
Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Për Jeffin, Fadilin dhe “Një letër për Xhevdet Bajrajn”

Analiza
RËRË

RËRË

Poezi
ESTABLISHMENTI

ESTABLISHMENTI

Poezi
Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Efektet mbytëse të ideologjisë së Maos

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe Sanxhaku sipas dokumenteve britanike

Kulture
Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Çmimet V&A për ilustrimet më të mira

Piktura
Kalo në kategori