LAJMI I FUNDIT:

Luis Suarez te Juventusi, gjithmonë më afër

Luis Suarez te Juventusi, gjithmonë më afër

Kur po punohet për largimin e Gonzalo Higuain, Juventus është në treg për një sulmues dhe mendohet se tashmë negociatat janë mbyllur me Luis Suarez.

Uruguaiani konsiderohet si lojtar i tepërt nga trajneri i ri Ronald Koeman dhe tani ai po kërkon një klub të ri.

Sipas La Gazzetta dello Sport, lojtari dhe Juventusi kanë rënë dakord për kushtet personale pas një takimi mes klubit dhe përfaqësuesve të lojtarit.


Luis Suarez (Foto: Rafael Marchante/Pool via Getty Images)

Sulmuesi, i cili ka kaluar gjashtë vjet në Barcelonë, fillimisht ishte kontaktuar nga nënkryetari i klubit, Pavel Nedved, para se të mbahej takimi i dytë.

Paga e lojtarit në kontratë mendohet të jetë rreth dhjetë milionë eurove në vit, pothuajse e njëjtë që merr te Barcelona.

Juventus do të duhet të paguajë edhe pesë milion euro të tjera për të siguruar uruguaianin, për shkak të taksave në Itali.

Luis Suarez (Foot: David Ramos/Getty Images)

Një tjetër lojtar që Juventus mendohet të jetë i interesuar është Eden Dzeko i Romës.

Sidoqoftë, Juventusi do të duhet të paguante një tarifë transferimi prej rreth dhjetë milion për boshnjakun, përveç pagave të tij me çka flitet se kanë vendosur për Suarezin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Super dueli: Shqipëri-Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare

Super dueli: Shqipëri-Gjeorgji, publikohen formacionet zyrtare

Kombëtarja e Shqipërisë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Uragani kuq e zi marshon drejt stadiumit “Air Albania”, atmosferë e zjarrtë në Tiranë

Uragani kuq e zi marshon drejt stadiumit “Air Albania”, atmosferë e zjarrtë në Tiranë

Kombëtarja e Shqipërisë
Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Ndërkombëtare
Kalo në kategori