LAJMI I FUNDIT:

Parashikohen formacionet për edicionin 2020/21 të top gjashtë klubeve nga Liga Premier

Parashikohen formacionet për edicionin 2020/21 të top gjashtë klubeve nga Liga Premier

Sezoni 2020/2021 në Ligën Premier mund të mbetet shumë gjatë në mendjen e futbolldashësve.

Klubet nga liga angleze kanë filluar të kompletojnë transferime të mëdha, derisa mund të thuhet se Chelsea është lider në marrëveshjet e kompletuara.

Por, derisa afati kalimtar është i hapur deri në muajin tetor, klubet e tjera kanë ende kohë që të kompletojnë top transferime.


p1eh2jiem7ijt1ecl1k1p5te1dvgp.jpg

Manchester United është duke e kompletuar transferimin e Donny van de Beek nga Ajaxi, Liverpooli nuk qëndron larg nga Thiago Alcantara, derisa qershia mbi tortë për Manchester Cityn do ishte transferimi i Lionel Messit që e dëshiron largimin nga Barcelona.

Më poshtë mund të shikoni se si mund të luajnë gjashtë klubet më të mëdha nga Liga Premier në edicionin e ri:

6# Tottenham Hotspur

Spurs tashmë kanë transferuar Matt Doherty dhe Pierre-Emile Hojbjerg, ndërsa Jose Mourinho nuk do të ketë shumë financa në këtë afat.

5# Arsenal

Mikel Arteta është duke shpresuar që sa më shpejtë të blejë kartonin e Dani Ceballos dhe më pas të shkojë për Thomas Parteyn e Gabriel Maglahes, ndërsa kanë kompletuar transferimin e Williani nga Chelsea.

4# Chelsea

Frank Lampard është duke dhuruar spektakël në këtë verë me transferime. Strategu anglez tashmë ka transferuar lojtarë si, Hakim Ziyech, Timo Werner, Thiago Silva, Ben Chilwel dhe Malanga Sarr. Në këto ditë, pritet që edhe Kai Havertz e Andre Onana të prezantohen në Stamford Bridge.

3# Manchester United

Djajtë e Kuq po e finalizojnë transferimin e Donny van de Beek nga Ajaxi, mirëpo që nuk po heqin dorë as nga transferimi i Dayot Upamecanos së Rasenball Sport Leipzig.

2# Liverpool

The Reds tashmë kanë një skuadër të konsoliduar dhe nuk kanë nevojë të madhe për transferime, derisa po tentojnë të transferojnë vetëm Thiago Alcantaran për një shumë rreth 30 milionë euro.

1# Manchester City

Pep Guardiola ka qenë mjaftë aktiv në këtë verë, duke transferuar Ferran Torresin dhe Nathan Aken, mirëpo duket se nuk do të ndalen me kaq. Trajneri katalunas dëshiron të transferojë edhe Kalidou Koulibalyn nga Napoli e qershia mbi tortë siç e thamë edhe lartë do të ishte transferimi i Messit nga Barcelona, për të krijuar një super formacion te Citizens. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Osimhen mirëpritet nga mijëra tifozë të Galatasarayt, detaje të marrëveshjes dhe klauzolave

Ligat tjera
Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

Real Madridi kishte vetëm dy objektiva të tjerë në verë - kishte arsye të forta pse u tërhoq

La Liga
Stadiumi

Stadiumi "Fadil Vokrri" do të jetë i stërmbushur në ndeshjen hapëse të Kosovës ndaj Rumanisë

Përfaqësuesja e Kosovës
Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Miliona euro pagë dhe bashkëlojtar me yjet francezë - Mario Mitaj drejt Al Ittihadit

Ligat tjera
Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

Mbappe jep një përgjigje interesante kur pyetet për Ronaldon pas dy golave ndaj Betisit

La Liga
Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Liverpool u mundua ta transferojë një emër të madh këtë verë që do të shkaktonte ‘tërmet’ ne Angli

Premier League
Kalo në kategori