LAJMI I FUNDIT:

Në përballje me pendeminë, Kosova ka humbur 9 policë – 200 tjerë raste aktive me COVID-19

Në përballje me pendeminë, Kosova ka humbur 9 policë – 200 tjerë raste aktive me COVID-19

Instituti i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar edhe vdekjen e policit nga Peja Ali Çelaj.

Çelaj është polici i nëntë në Kosovë që ka humbur jetën nga ballafaqimi me coronavirusin.

Gjithashtu edhe 200 pjesëtarë tjera të Policisë së Kosovës janë ende aktiv me këtë virus.


“Kolegu yna Ali Çelaj humbi jetën nga sëmundja që e fitoi duke shërbyer në Stacionin e Policisë në Pejë gjatë kohës së pandemisë. Mbrëmë ai ka vdekur si pasojë e sëmundjes”, ka deklaruar për RTV Dukagjinin Veton Elshani – Zv/drejtor i Policisë në Rajonin e Pejës.

Elshani thotë më tej se është shqetësues numri i të prekurve në policinë e Kosovës, përcjell Telegrafi.

“Ne i kemi pasur [Rajoni i Pejës] 27 policë të prekur nga COVID-19. Dy prej tyre fatkeqësisht kanë ndërruar jetë, ndërsa 25 tjerë janë të sëmurë apo e kanë kaluar tashmë këtë sëmundje. Situata është e tillë në gjithë botën dhe ne po bëjmë përpjekje të ruhemi sa të kemi mundësi që të mos infektojmë personat që janë me sëmundje shoqëruese apo familjarët tonë që i kemi në shtëpi, njëkohësisht duke kryer punën tonë sipas ligjit”.

Kujtojmë se në Kosovë deri më tani nëntë pjesëtarë të policisë kanë humbur jetën nga infektimi i COVID-19 ndërsa rreth 200 të tjerë janë raste të konfirmuara aktive./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Mbetet mister fati i turistit lituanez të humbur prej tre ditësh në Valbonë, ndërpriten kërkimet

Lajme
A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

A mund të dëmtojë Vjosa Osmani elektoralisht Albin Kurtin në zgjedhjet e ardhshme, flasin analistët

Lajme
Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë

Reshje shiu në gjithë vendin, temperaturat maksimale bien për disa gradë

Lajme
Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Ambasadori Hill: Serbia po armatoset, nuk po blen thjesht avionë

Politikë
Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Ushtarët amerikanë patrullime në Leposaviq

Siguri
Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Droni mbi burgun e Burrelit vë në alarm edhe të tjerët, çfarë u zbardh nga hetimi?

Lajme
Kalo në kategori