LAJMI I FUNDIT:

Shfaqen në publik dy miqtë e ngushtë, Messi dhe Suarez darkojnë së bashku pasi pritet largimi i tyre nga Barcelona

Shfaqen në publik dy miqtë e ngushtë, Messi dhe Suarez darkojnë së bashku pasi pritet largimi i tyre nga Barcelona

Lionel Messi dhe Luis Suarez shfaqen për herë të parë në publik pas raportimeve të fundit se ata do të largohen nga Barcelona.

Pas humbjes turpëruese 8-2 nga Bayern Munichu në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, Barcelona po përgatitet për një revolucion të madh.

Trajneri Quique Setien është shkarkuar, teksa vendin e tij e ka zënë tekniku holandez Ronald Koeman.


‘Tulipani’ i ka bërë të qartë sulmuesit uruguaian Luis Suarez nëpërmjet një telefonate se nuk llogarit në shërbimet e tij dhe duhet të gjejë një skuadër të re.

Menjëherë pas kësaj ka reaguar Lionel Messi, i cili nëpërmjet një faxi të dërguar në klub ka kërkuar largimin nga Camp Nou.

Por pas këtyre dy vendimeve, shumë lajme janë shkruar rreth të ardhmes së dy sulmuesve kryesorë të Barcelonës.

Messi për herë të parë u shfaq në publik pas kërkesës për largim mbrëmë në orët e veta.

Ka qenë televizioni spanjoll El Chiringuito që ka raportuar për një takim të dy miqve në njërin nga restaurantet e Barcelonës.

Gjithsesi nuk dihet biseda që është zhvilluar mes dy miqve, por besohet se ajo ka të bëjë me largimin e tyre nga Barcelona.

Të dy futbollistët si Messi ashtu edhe Suarez janë larguar me makina të tyre nga restauranti në Barcelonë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Nuk ka qetësi te Belgjika, radha e De Bruynes të kapet me trajnerin Tedesco

Përfaqësueset
Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Florent Muslija merr përgjegjësinë për skandalin e fundit

Përfaqësuesja e Kosovës
Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Komisioni i Ligës Premier merr vendimin përfundimtar për kartonin e kuq të Rice ndaj Brighton

Premier League
Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

Yamal nuk hezitoi kur përmendi yllin e Ligës Premier me të cilin do kishte dëshirë të luante tek Barcelona

La Liga
Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Intensiteti dhe frazat në stilin 'Rocky': Kush është Simon Colinet, personi që Motta e kërkoi me çdo kusht te Juventusi

Serie A
Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Sylvinho beson se Shqipëria e meritoi të paktën barazimin ndaj Gjeorgjisë

Kombëtarja e Shqipërisë
Kalo në kategori