Këta janë artikujt për të cilët mendoni që janë të shëndetshëm, por e shkatërrojnë shëndetin
Lektina është proteinë natyrale e cila gjendet më së shumti në drithëra dhe bishtajore, ndërsa kohëve të fundit ekskluzivisht lidhet me simptomën e zorrëve të irrituara, zorrëve të fryra dhe mbipeshën
Lektina në artikull mundëson lidhje më të lehtë të qelizave dhe ka veti antimikrobike, mirëpo në sasi më të mëdha vepron sikur “ngjitës” dhe mund të pengojë procesin e zbërthimeve të tyre dhe kështu të shkaktojë fryrjen, të dëmtojë mukozën e zorrëve, ndërsa proteinat bimore do të kalojnë në qarkullim gjaku të patretura.
Imponohet pyetja sa është e sigurt që publiku nga ne t’i pranojë më seriozisht të ashtuquajturën dietë anti-lektinë, e cila në SHBA ka bërë jehonë të madhe, para së gjithash, falë qëndrimeve të guruve ushqimorë të aktores së famshme Gwyneth Paltrow, transmeton Telegrafi.
Rekomandimet zyrtare në lidhje me atë se çfarë është e shëndetshme dhe çfarë nuk është, ndryshojnë vazhdimisht.
Dhjetë vjet më parë, të gjithë ishin të fiksuar me reduktimin për konsumin e yndyrës, dhe pastaj ekspertët e kuptuan se disa lloje të yndyrave janë në fakt të mira për ne.
Kardiologu, kirurgu kardiak dhe eksperti për sëmundjet autoimune, Steven Gundry, thotë se nuk ekzistojnë ushqime 100 për qind të shëndetshme.
“Këto proteina të vogla jetojnë brenda bimëve të caktuara dhe veprojnë si një mekanizëm mbrojtës, ndërsa kur i futni në organizëm atëherë shkaktojnë çrregullime në traktin digjestiv dhe në një farë mënyre ju helmojnë,” tha Gundry, duke shtuar se pikërisht lektina e luan një rol të madh në krizën e shëndetësisë në SHBA.
Lektina ndodhet në frutat arrore, fasule, misër, oriz ngjyrë të kafenjtë, domate, fara luledielli, miell integral dhe shumë ushqime që ne i konsiderojmë të shëndetshme.
Lektina është një lloj i proteinave (e ndjeshme ndaj sëmundjeve, baktereve dhe viruseve të ndryshme), e cila i detyron karbohidratet (sheqernat, niseshtenë dhe fibrat) që të mbledhin, dhe madje edhe të bashkëngjiten në qelizat e caktuara në trupin tuaj kur i hani.
“Lektina shpesh e çrregullon komunikimin ndërqelizor, ndërsa kur kjo ndodh vjen deri tek inflamacioni apo reagimet e tjera të organizmit si të përzierat, të vjellat, diarreja, marramendja ose dobësimi i kujtesës,” shpjegoi Gundry.
Besohet që me reduktimin e konsumit të lektinës njerëzit e kanë përmirësuar shëndetin e tyre. Prandaj, në vend që të konsumohet bukë integrale rekomandohet të hahet bukë të bardhë dhe këshillohet që domatja të qërohet para se të hahet dhe t’i largohen farat.
Gjithashtu këshillohet që ta shmangni fasulen e konservuar. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe