LAJMI I FUNDIT:

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Kastriot Shehdadi

AGK shpreh ngushëllime për vdekjen e gazetarit Kastriot Shehdadi

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një komunikate për media ka thënë se me pikëllim të thellë e ka marrë lajmin për vdekjen e gazetarit, Kastriot Shehdadi.

AGK thotë se Shehdadi për shumë vite ka punuar si gazetar në disa medie të Kosovës e Shqipërisë, ku u dallua për profesionalizmin dhe kontributin që dha në fushën e gazetarisë, transmeton Telegrafi.


“Krahas punës si gazetar, ai punoi për 20 vjet edhe si Zyrtar për Informim në Komunën e Gjakovës. I ndjeri vdiq sot në moshën 52 vjeçare, ndërsa varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e qytetit të Gjakovës. AGK iu shpreh ngushëllime familjarëve, miqve dhe kolegëve të gazetarit, Kastriot Shehdadi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/