LAJMI I FUNDIT:

​Filloi hapja dhe rregullimi i tri rrugëve në fshatin Llazicë të Malishevës

​Filloi hapja dhe rregullimi i tri rrugëve në fshatin Llazicë të Malishevës

Sot ka filluar hapja, zgjerimi dhe rregullimi i tri rrugëve në fshatin Llazicë të Komunës së Malishevës. Rregullimi i këtyre rrugëve, bëhet në kuadër të rregullimit dhe ndërtimit të infrastrukturës rrugore në vendbanimet e Komunës së Malishevës dhe implementimit të planifikimeve komunale për këtë vit.

Në fillimin e punimeve ishte i pranishëm edhe drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina, i cili i pa nga afër punimet që po kryhen në këto rrugë. Drejtori Morina, gjithashtu u takua edhe banorët, të cilët i ka uruar për rrugët e reja.


“Kryetari i Komunës, Ragip Begaj, është i përkushtuar në realizimin e plotë të planifikimeve komunale, si dhe është i vendosur që brenda mundësive buxhetore, ti realizoj kërkesat dhe nevojat e banorëve në të gjitha fshatrat e Komunës së Malishevës. Pjesë e këtij përkushtimi janë edhe këto rrugë në fshatin tuaj, dhe ne sot kemi filluar me hapjen dhe zgjerimin e tyre, të cilat shumë shpejt do të përfundojnë me asfaltim, ashtu sikur jemi zotuar”, tha drejtori Morina, gjatë bisedës me banorë.

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori