Nga: Edi Rama
Pandeli Cale, firmëtar i Pavarësisë, ndërroi jetë në një spital të Selanikut më 1923, në muajin më të nxehtë të atij viti. E nxehtë pati qenë mikroklima e gjithë jetës së tij, e cila mes furtunave dhe rrebesheve të historisë shqiptare, u dallua për nga shqiptaria, oborrësia dhe burrëria.
I kish marrë që në familje këto virtyte z. Pandeli, në një shtëpi shumë të vjetër e nga më të dëgjuarat e Korçës. I kish sprovuar më pas, përmes shkollimit të spikatur në Misir e falë udhëtimeve ndriçuese nëpër siujdhesat e botës mesdhetare.
Ishte i kalitur në gjuhë të huaja e i stolisur me çka i duhej një zotërie për të shkëlqyer në kryeqytetet e Orientit e të Oksidentit.
Kjo fotografi, e papublikuar më parë, e dëshmon këtë bukur mirë më duket.
Megjithatë, në vend të rehatllëkut mes librave e pasurive, Pandeli Cale, që do të kishte jetuar fare pa kokëçarje falë çifligjeve të trashëguara, zgjodhi të regjej e të sprovohej në shërbim të vëllezërve të tij shqiptarë. I ri ndërroi jetë, por edhe fare më i ri ndërroi frakun allafrënga me fustanellën dhe gunën e komitit. Me nj’anë shkrepte martinën në male me Mihal Gramenon e Themistokli Germenjin, Llambi Bimblin, Sali Butkën e Ferit Frashërin, m’anën tjetër mprehte në kallamar penën, me të cilën u hartuan memorandumet e krerëve shqiptarë për t’ia dalë ëndrrës së mëmëdheut të mosvarur.
Bukureshti e Korça bashkë e dërguan delegat në Kongresin e Vlorës të 28 Nëntorit 1912, për të firmosur Pavarësinë. Myslimanë e të krishterë, gegë e toskë i dhanë pëlqimin si ministër, në të parën qeveri të mosvarme shqiptare. I mprehtë në mendime, njerëzor, por kryelartë që nuk e negocionte lartësinë e zotnillëkut të vet, thonë se bëri plot miq po jo pak armiq, e kësisoj provoi edhe kolltukun e zyrës ministrore edhe akullsinë e qelisë së burgut.
Parlamentar në kuptimin më të lartë të fjalës dhe mundimtar në kuptimin më të plotë të patriotit, ai e përfaqësoi Korçën dhe Shqipërinë si politikan i shquar dhe njeri i përkushtuar. Vlera e tij doli e plotë në pah gjatë viteve sfilitëse të Luftës së përbotshme dhe Konferencës së Paqes, e sidomos, kur bashkë me Fan Nolin, Hilë Mosin, Dr. Adamidi-Frashërin, ia dolën të anëtarësojnë Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në dhjetor 1920.
Pasi vdiq në dhe të huaj nga një sëmundje e pashërueshme, të gjithë shqiptarët, e jo vetëm ata të Korçës, e deshën pranë. Ia sollën eshtrat e ia ormisën pak kohë pasi ndërroi jetë, në banesën e fundit në qytetin e tij të lindjes. Dedikimi i përmortshëm që Hilë Mosi mbajti me solemnitet të madh në momentin e lamtumirës për këtë personalitet, e dalloi më së miri vendin që i kish bërë vetes, në zemrën dhe kujtesën e mbarë patriotëve, i ndjeri Pandeli Cale.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje