Gjykata speciale për Libanin, e cila ka mbështetjen e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, njoftoi sot se nuk ka prova se udhëheqja e Hezbollahut ose e qeverisë Siriane të jetë e përfshirë në vrasjen e vitit 2005 të ish-kryeministrit të Libanit, Rafik al-Hariri.
Katër anëtarë të lëvizjes shiite që kanë mbështetjen e Iranit janë akuzuar për komplot që të kryejnë një sulm të madh me bomba, në të cilën Hariri dhe 21 persona të tjerë u vranë, raporton France 24.
Hariri, një mysliman suni dhe miliarder, ka mbajtur lidhje të ngushta me Shtetet e Bashkuara, Perëndimin dhe vendet arabe suni në rajonin e Gjirit Persik. Ai u konsiderua një kërcënim për ndikimin e Iranit dhe Sirisë në Libanit, transmeton Telegrafi.
Ai drejtoi aksionin për rindërtimin e Bejrutit pas luftës civile për 15 vjet, gjegjësisht 1975-1990.
“Dhoma Gjyqësore beson se Siria dhe Hezbollahu mund të kenë pasur një motiv për të eleminuar Haririn dhe aleatët e tij politikë, por nuk ka asnjë provë që udhëheqja e Hezbollahut të jetë përfshirë direkt në vrasjen e Haririt dhe nuk ka asnjë provë të drejtpërdrejtë të përfshirjes siriane”, tha gjykatësi David Re.
Hezbollah ka mohuar më parë përfshirjen në çfarëdo mënyre në bombardimet e 14 shkurtit 2005.
Ndryshe, vrasja e Haririt e shtyu Libanin në krizën më të madhe që nga lufta dhe pasoi një konfrontim shumë-vjeçar midis forcave politike rivale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'