LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Llapi transferon Liridon Lecin

Zyrtare: Llapi transferon Liridon Lecin
Foto: KF Llapi/Facebook

Llapi ka konfirmuar se ka transferuar zyrtarisht Liridon Lecin.

Mbrojtësi i krahut të majtë ishte pjesë e Dritës, mirëpo në këtë afat kalimtar iu bashkua klubit llapjan.


Llapi bëri të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë njëvjeçare, derisa ka përvojë të madhe në Superligën e Kosovës.

MIRËSEVJEN KAMPION 🏆Liridon Leci vishet bardhekaltër ⚪️🔵Podujevë, 17 gusht 2020 – Liridon Leci është bërë pjesë e KF…

Publiée par K.F. Llapi sur Lundi 17 août 2020

“Liridon Leci është bërë pjesë e KF Llapit. Mbrojtësi i krahut të majtë, kampion në edicionin që lamë pas me FC Dritën, ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë. Leci ka përvojë të madhe në futbollin kosovar dhe atë ndërkombëtar, andaj vjen si një përforcim me vlera për KF Llapin”.

“Liridon Leci në Kosovë ka mbrojtur ngjyrat e KF Hajvalisë (2014/15), FC Prishtinës(2013/14, 2016/17), FC Dritës (2017/18, 2018/19, 2019/20) si dhe ka luajtur edhe në Suedi tek skuadrat: Kalmar FF (2010/11, 2011/12) dhe Landskrona (2012/13)”.

“Leci gjatë karrierës së tij të gjatë është paraqitur në më shumë se 285 ndeshje dhe është shpallur kampion dy herë me Dritën si dhe ka fituar Superkupën e Kosovës me të njëjtin ekip”, thuhet në komunikatën e Llapit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

Florentino Perez dëshiron ta transferojë te Reali lojtarin që ëndërron të luajë për Barcelonën

La Liga
Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Kylian Mbappe pranon garën 100 metra me Usain Bolt pasi simulimi tregon se çfarë mund të ndodhë

Ndërkombëtare
Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Emmanuel Macron edhe një herë ndërhyn në të ardhmen e Mbappes

Ligue 1
Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

Mbappe ia ka sugjeruar Real Madridit zëvendësuesin e Modricit

La Liga
Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

Është kampion bote me Argjentinën, Barcelona siguron mesfushorin me parametra zero

La Liga
Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Caktohet gjyqtari për ndeshjen kthyese Real-Bayern: Fat i keq për Los Blancos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori