Në një situate të këtillë kur ka një rënie të çmimit të shtëpive dhe rritje e çmimit të banesave, ka edhe një rritje të çmimit të qirave në banesat kolektive. Sot, në Dibër, një banesë dy dhomëshe mesatarisht me qira jepet për 150 euro edhe pse para disa viteve mund të gjendej edhe me më pak se 100 euro
Kohëve të fundit, në qytetin e Dibrës ka një luhatje të çuditshme të çmimeve të shtëpive dhe të qirave. Nga dita në ditë ulen çmimet e shtëpive edhe atë në të gjithë pjesët e qytetit. Por, përveç kësaj dukurie, ka dhe një dukuri tjetër me çmimet e qirave që shfrytëzohet për marrjen e banesave me qira nga një pjesë e familjeve dibrane. Në Dibër, si asnjëherë deri tani ka një rënie drastike të çmimit të shtëpive. Rënia e çmimeve është prezente si në pjesën e vjetër të qytetit, ashtu edhe në pjesën e re të qytetit. Mërgimtarët, por edhe popullata e re dibrane preferojnë më shumë të jetojnë në banesat kolektive, por jo edhe në shtëpitë individual. Pikërisht ky është dhe shkaku i rënies së çmimit të shtëpive. Agjencitë për shitblerje që funksionojnë në qytet thonë se në pjesën e vjetër të qytetit, shtëpi mund të blihet për 30-40 mijë euro, kurse në pjesën e re të qytetit – çmimi sillet nga 50-70 mijë euro. Këto çmime nuk kanë qenë të këtilla deri para disa viteve, thonë burimet e njëjta. Interesimi për të jetuar në shtëpi individuale bie nga viti në vit, meqë blerës kryesor janë mërgimtarë që jetojnë dhe punojnë në shtete të Evropës dhe në SHBA. Po të njëjtin përcaktim e kanë edhe bashkëshortët e rinj, të cilët nuk i josh shumë shtëpia individuale, por kërkojnë banesa.
Në një situate të këtillë kur ka një rënie të çmimit të shtëpive dhe rritje e çmimit të banesave, ka edhe një rritje të çmimit të qirave në banesat kolektive. Sot, në Dibër, një banesë dy dhomëshe mesatarisht me qira jepet për 150 euro edhe pse para disa viteve mund të gjendej edhe me më pak se 100 euro. Qiratë për banesa më të mëdha arrijnë edhe në 200-250 euro. Kërkesat e shumta, sidomos të çifteve të reja pritet që në kontinuitet të ndikojnë në përcaktimin e çmimit të qirave për banesa. Qiraxhinjtë thonë se çmimet janë tejet të larta, por rrugëdalje nuk kanë. “Jam duke kërkuar kredi për blerjen e një banese dhe derisa të më aprovohet kredia, jemi të detyruar të jetojmë me qira në një banesë në qendër të qytetit. Paguajmë 150 euro në muaj edhe pse banesa është e vjetër”, na thotë dibrani L.B. Ai me familjen e tij katër anëtarëshe në këtë benesë jeton më se një vit dhe këtu do të ngelë derisa t’i aprovohet kërkesa për kredi për blerjen e një banese. Një qiraxhi tjetër që jeton po në qendër të qytetit, punon në Dibër kurse është banor i një fshati të Dibrës. Ai thotë se paguan 150 euro një banesë 40 metra katrorë, meqë shpeshherë ndodh që në vendin e punës, të jetë i përcaktuar me ndërrime.
Interesimi i madh për të jetuar në banesë ka rritur edhe çmimin e tyre. Po ashtu dukshëm është rritur edhe interesi i investitorëve për të investuar në këtë sferë të ndërtimtarisë. Aktualisht në Dibër janë duke u ndërtuar gjashtë ndërtesa kolektive me mbi 150 banesa. Ky fakt qartë tregon interesin të investitorëve meqë tregu për shitjen e banesave është fitimprurës. Investitorët informojnë se mbi 70 për qind e banesave tashmë i kanë të shitura kryesisht tek familjet me çifte të reja, por edhe tek mërgata e cila gjatë vizitave që janë bën vendlindjes, shfrytëzojnë banesat të tyre. Në bisedat që patëm me blerës të banesave, ata thonë se janë shumë më të sigurt duke investuar në banesat kolektive se sa në shtëpi individuale. Kjo situate dukshëm ka ndikuar edhe në çmimin e lartë që kanë banesat në Komunën e Dibrës. Mesatarisht një metër katror i banesave shitet nga 550 deri në 650 euro, çmim i cili është edhe më i lart edhe nga çmimet që ofrohen në qytetet turistike siç është Ohri dhe Struga. (koha.mk)
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë – flasin për shkëmbimin e kadetëve dhe stërvitjet e përbashkëta
Pagesa më të lira në banka – hyrja e Shqipërisë në SEPA, vitin e parë kursehen 20 milionë euro
Restorant “Dardani” në Bogovinë, vendi ideal për ushqim, ambient dhe mikpritje fantastike
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
KFOR-i bën patrullime në Istog
Fushata parazgjedhore, a po i përdor LVV resurset shtetërore? Flasin njohësit e çështjeve politike
Arrestohet një person Kuçovë, djali i tij në kërkim - përgatisnin përzierje vajrash ndërsa i shihnin si vaj ulliri bio
Zhdukja e australianit në Valbonë, gazeta “The Advertiser” ndërton kronologjinë e ngjarjes
Aksident i rëndë në Suharekë, vdes një person
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë