LAJMI I FUNDIT:

Ekspertët amerikanë: Sigurisht se nuk do ta marrim vaksinën ruse, nuk kemi informacione rreth saj

Ekspertët amerikanë: Sigurisht se nuk do ta marrim vaksinën ruse, nuk kemi informacione rreth saj

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se Rusia ka aprovuar vaksinën e “parë në botë” kundër COVID-19, por ekspertët janë skeptikë për sigurinë dhe efektivitetin.

“Ne nuk kemi të dhëna për këtë”, tha neurokirurgu Sanjay Gupta,  duke pohuar më tutje se “nuk do të ndihesha rehat duke marrë vaksinën, të quajtur Sputnik-V, për shkak të mungesës së informacionit në lidhje me të”, raporton CNN.


Gupta kujtoi kohën kur rusët thanë se po e zhvillonin një vaksinë ndaj Ebolas, megjithatë, kurrë nuk morrën ndonjë dëshmi rreth fazës së tretë.

“Kjo po fillon të tingëllojë shumë e njohur për llojet e mëparshme të fushatave të vaksinave jashtë Rusisë,” tha ai duek shtuar “… Sigurisht që nuk do ta merrja këtë. Unë nuk di asgjë për këtë vaksinë”, transmeton Telegrafi.

Ndërkohë, mjeku Scott Gottlieb, ish komisioner i Administratës së Ushqimit dhe Barnave të SHBA, tha sot se Rusia nuk është shumë përpara SHBA-së kur bëhet fjalë për zhvillimin e vaksinave.

“Unë mendoj për sa i përket zhvillimit të tyre, ata janë pak më përpara, por jo edhe aq”, tha Gottlieb.

Putin thotë se Rusia regjistroi vaksinën kundër COVID-19, ekspertët botërorë e marrin me skepticizëm
Lexo po ashtu Putin thotë se Rusia regjistroi vaksinën kundër COVID-19, ekspertët botërorë e marrin me skepticizëm

Vaksinat amerikane tani janë në fazën e tretë të provave pas kalimit me sukses të dy fazave të mëparshme, duke u testuar qindra herë.

Ndryshe, Putin ka deklaruar se vaksina do të nxirret në shitje gjatë muajit janar të vitit të ardhshëm gjersa një të tillë e ka marrë edhe një nga vajzat e tij. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa

"Zhduken" afro 500 mijë dollarë të ndara për rindërtimin e një qyteti ukrainas

Botë
Kalo në kategori