LAJMI I FUNDIT:

Mbappe rikthehet në stërvitje, shtohen gjasat për të luajtur ndaj Atalantas

Mbappe rikthehet në stërvitje, shtohen gjasat për të luajtur ndaj Atalantas
(Foto: UEFA - Handout/UEFA via Getty Images/Guliver)

Kylian Mbappe ka marrë pjesë në stërvitjet e të dielës me bashkëlojtarët, për herë të parë prej se e lëndoi nyjën, kështu që gjasat për të luajtur ndaj Atalantas janë rritur.

Pas ndrydhjes së rëndë të nyjës gjatë finales së Kupës së Francës kundër Saint-Etienne më 24 korrik, ishte pritur që anësori të mungonte një kohë të gjatë.

Megjithatë, ai është përfshirë në skuadrën e PSG që udhëton në Portugali për ndeshjet e fazave finale të Ligës së Kampionëve.


(Foto: Instagram/k.mbappe)

Ndeshja çerekfinale ndërmjet kampionit francez dhe skuadrës italiane zhvillohet të mërkurën në Lisbonë, ndërsa trajneri Thomas Tuchel shpreson ta ketë në dispozicion.

Mbappe është përfshirë në sesionin e parë stërvitor, ka munguar në të mesmin dhe është kthyer sërish në fund për t’u stërvitur me bashkëlojtarët. /Telegrafi/