LAJMI I FUNDIT:

Tuchel shpreson në rikthimin e Mbappes për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Tuchel shpreson në rikthimin e Mbappes për ndeshjet e Ligës së Kampionëve

Trajneri i Paris Saint-Germain, Thomas Tuchel shpreson ta rikthejë Kylian Mbappen sa më shpejt që është e mundur, por pranon se do të ishte një mrekulli rikthimi i tij kundër Atalantas.

Ylli francez dëmtoi kyçin e këmbës në finalen e Coupe de France kundër St Etienne dhe është përjashtuar nga finalja e Coupe de la Ligue kundër Olympique Lyonnais.


Trajneri i PSG, Tuchel nuk ka hequr dorë nga rikthimi i fituesit të Kupës së Botës për fazat e fundit të Ligës së Kampionëve.

PSG e konfirmon zyrtarisht se sa do të mungojë Mbappe
Lexo po ashtu PSG e konfirmon zyrtarisht se sa do të mungojë Mbappe

Por, trajneri gjerman mendon se 12 gushti kundër klubit italian do të vijë shumë shpejt për 21-vjeçarin.

“Ende kam shpresë, por është shumë e dobët”, ka thënë fillimisht Tuchel në një konferencë për shtyp.

“Ai po shërohet vetvetiu, çdo orë që kalon mund të jetë e rëndësishme, edhe nëse do të ishte mrekulli ta shohim atë në fushë kundër Atalantas”, përfundoi trajneri i PSG-së. /Telegrafi/