LAJMI I FUNDIT:

Selmanaj i përgjigjet ministrit të AAK-së: Kryeministri është ai që udhëheq dialogun, tema të rëndësisë terciare do ketë me bollëk

Selmanaj i përgjigjet ministrit të AAK-së: Kryeministri është ai që udhëheq dialogun, tema të rëndësisë terciare do ketë me bollëk

Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj ka thënë se të gjithë ata që kanë dilema duhet ta dinë se kryeministri është autoriteti i vetëm ekzekutiv që udhëheq dialogun mes Serbinë.

Selmanaj përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se platforma e vetme politike për dialog është dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës.


Ai ka theksuar se dialogu teknik i takon të kaluarës, dhe se tash dialogu zhvillohet për çështje politike.

“Kjo temë kërkon transparencë, unitet dhe lidership me përgjegjësi të larta shtetërore e kombëtare. Këtë angazhim dhe përkushtim tashmë e ka dëshmuar qeveria me kryeministrin Hoti.
Tema tjera të rëndësisë terciare dhe për politika të brendshme dhe me interes ditor kemi dhe do ketë gjithmonë me bollëk”, ka shkruar Selmanaj.

Çakordimi i koalicionit qeverisës rreth dialogut, ministri i AAK-së kritikon Hotin për mos përfshirjen e tij në takimet në Bruksel
Lexo po ashtu Çakordimi i koalicionit qeverisës rreth dialogut, ministri i AAK-së kritikon Hotin për mos përfshirjen e tij në takimet në Bruksel

Postimi i plotë:

Për të gjithë ata që ende kanë dilema..
Kryeministri i Qeverise së Kosovës është autoriteti i vetëm ekzekutiv që udhëheq dialogun mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
Platforma e vetme politike për dialog është dhe mbetet Kushtetuta e Kosovës
Parimet e dialogut:
Dialogu zhvillohet për çështje politike, dialogu teknik tashmë i takon së kaluarës;
Dialogu do të përfundoj me njohje reciproke;
Marrëveshja do të jetë gjithpërshirëse dhe ligjërisht e obligueshme;
Marrëveshja përfundimtare do të jetë në plotni me frymën e Kushtetutës së Kosovës, në të kundërtën nuk do pranohet asesi.
Çështjet që nuk do diskutohen në negociata;
Territori, sovraniteti dhe
Sistemi unitar i shtetit.
Jemi të bindur që ky proces nuk mund të mbyllet suksesshëm pa përkrahjen e miqve tanë SHBA-BE. Kjo përkrahje ekziston dhe për këtë nuk duhet të ketë dilema askush.
Kjo temë kërkon transparencë, unitet dhe lidership me përgjegjësi të larta shtetërore e kombëtare. Këtë angazhim dhe përkushtim tashmë e ka dëshmuar qeveria me kryeministrin Hoti.
Tema tjera të rëndësisë terciare dhe për politika të brendshme dhe me interes ditor kemi dhe do ketë gjithmonë me bollëk. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori