LAJMI I FUNDIT:

Guardiola hedh kandidaturën për ta fituar Ligën e Kampionëve: I rrahem dy herë madrilenët, Zidane nuk ka humbur kurrë me nokaut

Guardiola hedh kandidaturën për ta fituar Ligën e Kampionëve: I rrahem dy herë madrilenët, Zidane nuk ka humbur kurrë me nokaut
Pep Guardiola dhe Zinedime Zidane. (Photo by Nick Potts/Pool via Getty Images)

Manchester City ka siguruar plasmanin në çerekfinalen e Ligës së Kampionëve, pas fitores edhe në ndeshjen e kthimit ndaj Real Madridit 2-1.

Citizens kaluan tutje në raundin tjetër me rezultat të përgjithshëm 4-2, pasi edhe në ndeshjen e parë kishin fituar 1-2 në Santiago Bernabeu.


E trajneri Pep Guardiola pas ndeshjes është shprehur shumë i lumtur me këtë arritje.

(Photo by Dave Thompson/Pool via Getty Images)

“Krijuam shumë shanse dhe shënuam dy gola me gabime të tyre. Ne u përpoqëm që t’i sulmojmë ata nga kundërsulmet, por nuk është e lehtë asnjëherë ndaj kësaj skuadre”.

“Ne gjithmonë përpiqemi të mposhtim ekipe, ndonjëherë funksionin dhe nganjëherë nuk funksionon, në përgjithësi kemi bërë një punë të mirë”, tha Guardiola.

Trajneri spanjoll ka deklaruar se ishte shumë e rëndësishme që mposhtën Realin në dy takime.

“Ne i rrahem ata dy herë dhe kjo është shumë e rëndësishme. Zinedine Zidane nuk ka humbur asnjëherë ndeshjet me nokaut dhe kjo tregon që ne kemi bërë një punë të madhe”.

Zinedine Zidane dhe Pep Guardiola. (Photo by Shaun Botterill/Getty Images)

“Jemi këtu për të provuar ta fitojmë Ligën e Kampionëve, është një hap i rëndësishëm drejt këtij qëllimi”, tha Pep.

Krejt në fund trajneri spanjoll deklaroi se kanë tetë ditë kohë për ta studiuar kundërshtarin e radhës që është Lyon.

“Ne kemi tetë ditë kohë për t’u përgatitur për Lyonin. Fillimisht duam ta shijojmë këtë sukses dhe më pas mendojmë për kundërshtarin e radhës”, deklaroi Guardiola. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut

Liga e Kampionëve
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?

Liga e Kampionëve
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'

Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"

Liga e Kampionëve

"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij

Liga e Kampionëve
Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Veprim skandaloz në Bernabeu: Dy topa në fushë, lojtarët e Bayernit konfrontohen me gjyqtarin - Reali tentoi të shënonte gol

Liga e Kampionëve
Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Ylli i ndeshjes është Joselu: Real Madrid 2-1 Bayern Munich, notat e lojtarëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori