LAJMI I FUNDIT:

Zidane dhe Real Madridi besojnë në një rikthim të qetë ndaj Man Cityt

Zidane dhe Real Madridi besojnë në një rikthim të qetë ndaj Man Cityt

Zinedine Zidane po shpreson për një rikthim të qetë të Real Madridit gjatë ndeshjes kthyese në udhëtim te Manchester City.

Trajneri francez dëshiron paqe rreth tij, dhe ai ka sjellë një grup të besueshëm që nuk përfshin James Rodriguez dhe Gareth Bale.

As Bale dhe as James nuk janë paraqitur së fundmi për kampionët spanjollë, por Zidane madje nuk i ka lejuar ata të udhëtojnë me skuadrën në Angli, ndoshta ndeshja e tyre më e madhe e sezonit deri më tani.


Situatat e të dy lojtarëve kanë qenë të qarta tash e një kohë dhe paraqitja e fundit e Bale erdhi më 24 qershor kundër Real Mallorca.

Prej atëherë, kur luajti 71 minuta, ai u emërua si zëvendësues gjashtë herë, por asnjëherë nuk iu dha asnjë minutë i vetëm, duke konfirmuar statusin e tij si i pa-llogaritur nga trajneri.

Sergio Ramos ka udhëtuar me ekipin

Zidane është i interesuar të mbajë lojtarët të cilët nuk i beson larg grupit, ndërsa ata që ai beson janë duke u mbajtur sa më afër që është e mundur dhe, si rezultat, Ramos ka udhëtuar me skuadrën.

Francezi e di se sa i rëndësishëm është roli që luan Ramos në dhomën e zhveshjes dhe ndikimin që ai ka te shokët e skuadrës, kështu që prania e tij shihet si kryesore edhe nëse nuk mund të luajë.

Real Madrid dhe Zidane janë duke kërkuar trofeun e tyre të tretë të sezonit pas La Liga dhe Superkupës së Spanjës, duke u dhënë atyre një qetësi të madhe përpara përpjekjes së tyre në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Ndryshime në listën e Kosovës, Foda përjashton tre futbollistë

Përfaqësueset
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Leo Messi befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

Barcelona e gatshme të shesë dy yjet e ekipit, drejtuesit madje kanë gjetur zëvendësuesit e tyre

La Liga
Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Numrat prapa ndeshjeve të Zhegrovës, Muslijës dhe Muricit me Kosovën

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori