LAJMI I FUNDIT:

Këtë vit, 500 të rinj do të kryejnë punë praktike 3 mujore me pagesë përmes “K-GenU”

Këtë vit, 500 të rinj do të kryejnë punë praktike 3 mujore me pagesë përmes “K-GenU”

Ka filluar implementimi i projektit madhor ‘Kosovo Generation Unlimited’, i implementuar nga Rrjeti CSR Kosova, i cili do të krijojë mundësi kualitative për të adresuar dhe mbështetur nevojat e paplotësuara të të rinjve tanë – në fushën e edukimit jo-formal, zhvillimit të aftësive të tyre profesionale, dhe krijimin e mundësive të trajnimit në punë për 500 të rinjë Kosovarë, përmes punës praktike për 3 muaj, me pagesë, për secilin, në kompani me reputacion në Kosovë, organizata ndërkombëtare, sektor publik & OJQ të ndryshme.

Ky projekt madhor për aftësimin e të rinjëve përkrahet dhe financohet nga Unicef Kosovo Programme, me mbështetje shtesë nga Agjencia Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar (SIDA). Po ashtu, kompanitë anëtare të Rrjetit do na mbështestin tutje me kontributin e tyre në fuqizimin e të rinjve, përgjatë implementimit të projektit “K-GenU, përkundër krizës globale të shëndetësisë, duke ndikuar kështu në përhapjen e përgjegjesisë shoqërore të ndërmarrjeve në Kosovë, për një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe funksionale!

Pasi që papunëisa vazhdon të jetë dukuri prezente në Kosovë, Rrjeti CSR Kosova, përmes projektit në fjalë, do t’u ofrojë adoleshentëve dhe të rinjëve të interesuar, punësimin në formë të praktikës nëpër kompani të ndryshme dhe organizata të tjera, ku do ta kenë mundësinë t’i përmirësojnë tutje aftësitë e tyre profesionale në përputhje me tregun e punës, orientimin në karrierë & zhvillimin e mëtutjeshëm të shkathtësive të buta.


Po ashtu, qindra adoleshentë kosovarë, përmes komponentës së mentorimit, në kuadër të këtij projekti, do ta kenë mundësinë të mentorohen & këshillohen nga profesionistë të ndryshëm nga sektori privat, shoqata të bursistëve & organizata të shoqërise civile, ndër të tjerash. Këta profesionistë, në mënyrë vullnetare, do të kontribuojnë pozitivisht në rrugëtimin profesional të të rinjve, përmes ekspertizës dhe përvojës së tyre shumëvjecare.

Në mënyrë që te jeni në hap me informatat e përditësuara të projektit “K-GenU, vizitoni në vazhdimësi web-faqen tonë dhe rrjetet tona sociale.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Situata afariste në gjigandin “Trepça”, 80 sistemime në ecurinë e prodhimit në njësinë Trepça – Stan Tërg, po përgatitet edhe trajnimi i 19 minandezësve

Ekonomi
Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”

Çmimet e produkteve ushqimore dhe të shërbimeve “shkojnë në qiell”

Kalo në kategori