LAJMI I FUNDIT:

Çerdhet private në pritje të konfirmimit nga Ministria e Arsimit për të filluar punën

Çerdhet private në pritje të konfirmimit nga Ministria e Arsimit për të filluar punën
Foto Ilustruese

Paqartësitë e shkaktuara me vendim e fundit të Qeverisë së Kosovës kanë lënë në pritje pronarët e çerdheve private, të cilët janë të gatshëm që të vazhdojnë punën, sapo Ministria e Arsimit e Shkencës të marrë një vendim konkret.

Kryetarja e Asociacionit të Institucioneve Parashkollore Private (AIPP), Gëzime Rexhepi-Çollaku në një prononcim për Telegrafin ka thënë se megjithëse vendimi i fundit është në favor të çerdheve, janë ende në pritje të një konfirmimi nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës nëse do të hapen apo jo.


“Jemi akoma në pritje që ministria e Arsimit të koordinohet me DKA-të, konkretisht me komunën, jemi në pritje që të na konfirmojnë. Deri tash isha në takim edhe mbetën të na japin një sqarim përfundimtar. Meqenëse vendimi i 28 korrikut, e shfuqizon vendimin e 13 korrikut, për ndalimin, apo pezullimin e punës nëpër çerdhe, atëherë vendimi i fundit është në favorin e të gjitha çerdheve. Mirëpo, megjithatë ne jemi në pritje të konfirmimit nga Ministria e Arsimit”, tha Rexhepi-Çollaku.

Rexhepi-Çollaku the se ata janë të gatshëm për të nisur punën duke respektuar rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

“Institucionet parashkollore private gjithmonë janë të gatshme për të punuar. Kjo sepse, për të ruajtur biznesin, për të pasur një punë të vazhdueshme dhe të qëndrueshme, normal që jemi në përpikëri, në zbatueshmëri të masave dhe në bazë të manualit që është dal nga Instituti Kombëtar i Shëndetit që na është shpërndarë nga Ministria e Arsimit të adaptuar për ne”, tha ajo.

Ndryshe, derisa askush nuk merr përgjegjësinë për marrjen e vendimit rreth hapjes ose jo të kopshteve private për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dal me sqarim për media.

Askush nuk merr përgjegjësinë për hapjen e kopshteve private, MASHT-i del me njoftim
Lexo po ashtu Askush nuk merr përgjegjësinë për hapjen e kopshteve private, MASHT-i del me njoftim

Në njoftim thuhet marrë parasysh situatën e krijuar me COVID- 19, të gjitha Institucionet publike (përgjegjëse), duhet të kontribuojnë në luftimin e pandemisë, që ndërlidhet pikërisht me përmbushjen e kushteve higjienike-sanitare.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë disa sqarime lidhur me çerdhet në kryeqytet.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se çerdhet private nuk licencohen, nuk regjistrohen, nuk mbikëqyren dhe nuk hapen e mbyllen nga komunat.

Në këtë kohë pandemie Ahmeti thotë se është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit funksionimi apo mosfunksionimi i tyre, por assesi e komunave.

Çerdhet publike në Prishtinë do të hapen më 10 gusht, Ahmeti sqaron punën e çerdheve private
Lexo po ashtu Çerdhet publike në Prishtinë do të hapen më 10 gusht, Ahmeti sqaron punën e çerdheve private

Ahmeti po ashtu ka njoftuar se çerdhet publike do të hapen më 10 gusht me protokollin e veçantë të hartuar nga Komuna.

Gjithashtu,  deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku ka kërkuar nga Qeveria që të sqarojë situatën për hapjen e çerdheve.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës kërkon nga Qeveria të sqarojë situatën rreth hapjes që çerdheve private
Lexo po ashtu Deputeti i Kuvendit të Kosovës kërkon nga Qeveria të sqarojë situatën rreth hapjes që çerdheve private

Me paqartësitë e shkaktuara nga vendimi i fundit i Qeverisë ku është lënë në kompetencë të komunave hapja ose jo e çerdheve, Çeku ka theksuar se edhe prindërit por edhe çerdhet private po përballen me paqartësi pasi komunat kanë deklaruar që nuk është kompetencë e tyre të vendosin për hapjen e çerdheve private. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Kurti, ambasadorëve të QUINT-it: Serbia, vitin e kaluar ka refuzuar nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren

“Para se të hidhej e pa Erdgysin me 18-vjeçaren": Zbardhet dëshmia e motrës së Almës

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori