LAJMI I FUNDIT:

Deputeti i Kuvendit të Kosovës kërkon nga Qeveria të sqarojë situatën rreth hapjes që çerdheve private

Deputeti i Kuvendit të Kosovës kërkon nga Qeveria të sqarojë situatën rreth hapjes që çerdheve private

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku ka kërkuar nga Qeveria që të sqarojë situatën për hapjen e çerdheve.

Me paqartësitë e shkaktuara nga vendimi i fundit i Qeverisë ku është lënë në kompetencë të komunave hapja ose jo e çerdheve, Çeku ka theksuar se edhe prindërit por edhe çerdhet private po përballen me paqartësi pasi komunat kanë deklaruar që nuk është kompetencë e tyre të vendosin për hapjen e çerdheve private.


“Kërkesë qeverisë për të sqaruar situatën rreth hapjes së çerdheve private. Qeveria ka shfuqizuar vendimin për mbylljen e çerdheve. Ndërsa, në vendim thuhet se hapja e çerdheve publike dhe private bëhet pas vlerësimit dhe mbikëqyrjes nga autoritetet komunale. Disa komuna dhe Asociacioni i Komunave me të drejtë deklarojnë që komunat kanë përgjegjësi vetëm për çerdhet publike, ndërsa çerdhet private janë përgjegjësi qendrore. Çerdhet private dhe shumë prindër që i dërgojnë fëmijët në këto çerdhe përballen me këtë paqartësi. Është detyrim i qeverisë që urgjentisht të sqarojë këtë situatë”, shkruan Çeku.

Ndryshe, derisa askush nuk merr përgjegjësinë për marrjen e vendimit rreth hapjes ose jo të kopshteve private për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka dal me sqarim për media.

Askush nuk merr përgjegjësinë për hapjen e kopshteve private, MASHT-i del me njoftim
Lexo po ashtu Askush nuk merr përgjegjësinë për hapjen e kopshteve private, MASHT-i del me njoftim

Në njoftim thuhet marrë parasysh situatën e krijuar me COVID- 19, të gjitha Institucionet publike (përgjegjëse), duhet të kontribuojnë në luftimin e pandemisë, që ndërlidhet pikërisht me përmbushjen e kushteve higjienike-sanitare.

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka dhënë disa sqarime lidhur me çerdhet në kryeqytet.

Ahmeti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se çerdhet private nuk licencohen, nuk regjistrohen, nuk mbikëqyren dhe nuk hapen e mbyllen nga komunat.

Çerdhet publike në Prishtinë do të hapen më 10 gusht, Ahmeti sqaron punën e çerdheve private
Lexo po ashtu Çerdhet publike në Prishtinë do të hapen më 10 gusht, Ahmeti sqaron punën e çerdheve private

Në këtë kohë pandemie Ahmeti thotë se është përgjegjësi e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Arsimit funksionimi apo mosfunksionimi i tyre, por assesi e komunave.

Ahmeti po ashtu ka njoftuar se çerdhet publike do të hapen më 10 gusht me protokollin e veçantë të hartuar nga Komuna. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Ndalohen dy rusë në Jarinjë

Kronika e Zezë
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

“E pashë një person të maskuar me armë në dorë” – policia jep detaje nga tentim vrasja ndaj Marko Jablanvoviqit

Kronika e Zezë
Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Nëna dhe fëmijët u hodhën në lumin Buna, 9-vjeçarja përcillet sot për në banesën e fundit

Lajme
Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Detaje të reja nga ngjarja tragjike në Shkodër

Lajme
KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

KFOR-i, EULEX-i dhe policia me ushtrim të përbashkët, Ultuas: Tregojmë gatishmërinë për të mbrojtur stabilitetin rajonal

Lajme
Kalo në kategori