LAJMI I FUNDIT:

Inspektorati dhe policia aksion nëpër gjithë Kosovën – për mosrespektim të rekomandimeve antiCOVID, do të merren masa

Inspektorati dhe policia aksion nëpër gjithë Kosovën – për mosrespektim të rekomandimeve antiCOVID, do të merren masa

Për shkak të mos zbatimit të masave masave anti-COVID të vendosura nga Qeveria, inspektorati dhe policia kanë nisur një aksion nëpër lokale të ndryshme në gjithë Kosovën.

Siç bëhet e ditur, të gjitha lokalet që nuk kanë respektuar këto masa, do t’iu vendoset shiriti mbyllës.

Aktualisht në Prishtinë janë mbyllur disa lokale për shkak të mos respektimit të rekomandimeve të caktuara.


Mbylljen e lokaleve për mos respektim të masave antiCovid-19, e kishte paralajmëruar të shtunën, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj.

Ai iu ka bërë thirrje pjesëtarëve policorë që çdo operator ekonomik që ka përsëritur në vazhdimësi veprimet që nuk janë në përputhje me masat mbrojtëse, përveç gjobave, ato duhet edhe të mbyllen.

Qalaj paralajmëron mbylljen e lokaleve që nuk respektojnë masat antiCovid-19
Lexo po ashtu Qalaj paralajmëron mbylljen e lokaleve që nuk respektojnë masat antiCovid-19

“Policia e Kosovës deri më tani ka bërë 11, 824 fletë-paraqitje të cilat i kemi dërguar tek inspektorët sanitarë dhe këto fletëparaqitje do të shndërrohen në gjoba. Kemi bërë 14, 101 vërejtje qytetarëve, të cilat janë vërejtje me shkrim, të cilat janë të evidentuara në data bazat tonë. Dhe konsideroj që dhe u bëj thirrje policëve të Kosovës që tani e tutje mos të lejojnë qytetarët e Kosovës të cilët nuk respektojnë vendimet e qeverisë, masat mbrojtëse dhe të sanksionojnë të gjithë. Po ashtu së bashku me inspektorët sanitarë që të shtojnë inspektimet në operatorë ekonomikë, në lokale, markete dhe autobusë”, ka deklaruar Qalaj.

Po ashtu Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se janë të detyruar të ashpërsojnë masat, si shkak i situatës aktuale me Covid-19.

Sipas tij, ditët e fundit sektori i gastronomisë nuk ka respektuar asnjë nga rekomandimet e institucioneve shëndetësore, për parandalimin e përhapjes së këtij virusi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Zgjedhjet e 9 shkurtit, 36 mijë e 500 pako me fletëvotime kanë arritur nga diaspora

Lajme
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?

Lajme
Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Në Mitrovicën Veriore sërish gjenden armë dhe municion, të fshehura në kotec pulash

Kronika e Zezë
Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Cila është teknika më e mirë e menaxhimit të stresit, sqaron psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

“Rojet e Urës” ia vranë gruan para syve, serbët hodhën bombën në dhomën ku po qëndronin

Lajme
Kalo në kategori