LAJMI I FUNDIT:

COVID-19, punonjësit e shëndetësisë në Brazil kërkojnë hetimin e Bolsanaros për krime ndaj njerëzimit

COVID-19, punonjësit e shëndetësisë në Brazil kërkojnë hetimin e Bolsanaros për krime ndaj njerëzimit

Brazili është vendi i dytë në botë më i prekur nga coronavirusi pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Vendi amerikano-latin vazhdon të raportojë rritje të numrit të rasteve dhe të vdekjeve nga Covid-19 ku deri më tani numëron më shumë se 2.4 milion të infektuar dhe më shumë se 87 mijë të vdekur.

Presidenti i Brazilit Jair Bolsonaro është kritikuar vazhdimisht për mënyrën se si e ka menaxhuar pandeminë, ndërsa tani punonjësit e kujdesit shëndetësor në Brazil i janë drejtuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare duke i kërkuar të hetojë qeverinë e Presidentit Jair Bolsonaro për krime kundër njerëzimit mbi mënyrën e trajtimit të pandemisë së coronavirusit.


Një ankim shoqëruar me prova nga sindikatat që përfaqësojnë më shumë se një milion punonjës të kujdesit shëndetësor është paraqitur në gjykatën me qendër në Hagë.

Sindikatat akuzojnë administratën e zotit Bolsonaro se “ka neglizhuar në mënyrë kriminale” situatën e krijuar nga pandemia lidhur me mënyrën se si e ka menaxhuar shpërthimin e COVID-19, duke vënë në rrezik jetët e profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe publikut të gjerë.

Kujtojmë që Bolsonaro është përplasur vazhdimisht me disa guvernatorë të vendit për shkak të kundërshtimit që presidenti i Brazili bënte për të vendosur izolimin e vendit. Rreth tre javë më parë, Jair Bolsonaro rezultoi pozitiv me Covid-19. /tch/

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

SHBA dhe shumica e vendeve të BE-së bojkotojnë inaugurimin e Putinit për shkak të luftës në Ukrainë

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë
Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Kancelari gjerman mbështet planin e BE-së për t'i përdorur asetet e ngrira ruse për financimin e Ukrainës

Botë
Kalo në kategori