LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Transfere miraton amendamentet e Projektligjit për Buxhetin

Komisioni për Transfere miraton amendamentet e Projektligjit për Buxhetin

Komisioni për Buxhet dhe Transfere, në mbledhjen e sotme elektronike, të drejtuar nga Hekuran Murati, shqyrtoi dhe miratoi raportin me amendamente për Projektligjin 07/L-014 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit 07/L-001 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Kosovës për vitin 2020.

Komisioni i rekomandoi Kuvendit miratimin e këtij projektligji me amendamentet e propozuara nga komisioni dhe amendamentet që e kanë përkrahjen e komisionit.

Por kryesia e Kuvendit ende nuk ka caktuar ndonjë ditë për mbajtjen e seancës ku do të votohej rishikimi i buxhetit për vitin 2020, që do t’i hapë rrugë zbatimin e Pakos Emergjente dhe ndarjes së 170 eurove për punëtorët e sektorit privat. /Telegrafi/