Kanceri përfshin një rritje jo normale të qelizave që formojnë masa të cilat mund të përhapen nga organi primar në të gjithë trupin.
Më poshtë gjeni katër zakone të cilat rrisin rrezikun për prekje nga kanceri:
Pirja e duhanit
Duhani është i njohur se shkakton 22 për qind të vdekjeve nga kanceri, ai përmban më shumë se 70 substanca kancerogjene.
Duhanpirësit janë më të rrezikuar nga kanceri në mushkri, laring, kokë dhe qafë. Rreziku për vuajtje nga kanceri i mushkërive rritet së bashku me rritjen e viteve të konsumit të duhanit dhe numrin e cigareve të konsumuara gjatë ditës.
Pasiviteti fizik dhe ushqyerja e gabuar
Trashësia vjen kur personat janë pasivë dhe ushqehen në mënyrë të gabuar, që shkakton 35 për qind të vdekjeve nga kanceri në botë.
Ngrënia e ushqimeve të përpunuara që përmbajnë sasi të mëdha të substancave kancerogjene, shkakton kancerin e gjirit, prostatës, pankreasit dhe zorrës së trashë. Është më mirë të konsumoni më shumë pemë dhe perime.
Konsumimi i tepërt i alkoolit
Alkooli konsiderohet si një shkaktues i madh i kancerit, duke shkaktuar kancer oral, të pankreasit dhe të mëlçisë. Ai rrit po ashtu nivelin e estrogjeneve, duke shkaktuar kështu kancer gjiri.
Ekspozimi ndaj rrezatimit
Rrezet ultravjollcë dhe rrezet radioaktive janë agjentë nxitës që shkaktojnë mutacion. Burime të rrezikshme, cilësohen edhe rrezet e telefonave dhe televizorëve – thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë. Këta persona rrezikohen më shumë nga leukemia ose kanceri i gjakut. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Shkencëtarët zbuluan se sa orë në ditë duhet të ulemi, të flemë, të qëndrojmë në këmbë dhe të ushtrohemi
Është miratuar një trajtim i ri për një lloj kanceri të fshikëzës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Këngëtari i famshëm britanik bën publike lidhjen me bukuroshen shqiptare, Xhoana Xheneti
Gjeti trupin e 9-vjeçares në Bunë, peshkatari: Pashë me dritë telefoni, dukej si kukull
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse
Ish-futbollisti që e la karrierën profesioniste për t'u bërë luftëtar në UFC tani po shpartallon kundërshtarët
VAR sinjalizoi për kartonin e kuq "më të keq në histori" në ligën e Francës, ndërsa tifozët thonë 'ne menduam se Liga Premier ishte keq'